Bota

Sulmi ndaj një xhamie në Egjipt, 235 të vdekur

Të paktën 235 persona kanë humbur jetën në një sulm me bombë ndaj një xhamie në qytetin Arish në rajonin e Sinait në Egjipt

Ekip  | 24.11.2017 - Përdıtësım : 25.11.2017
Sulmi ndaj një xhamie në Egjipt, 235 të vdekur

Kajro

KAJRO (AA) - Të paktën 235 persona kanë humbur jetën në një sulm me bombë ndaj një xhamie në qytetin Arish në rajonin e Sinait në Egjipt, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas televizionit shtetëror Nile News, numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e sulmit në xhaminë e fshatit Ravda në rajonin Bi'r el-Abd në qytetin Arishe është rritur në 235, kurse të paktën 109 të tjerë janë të plagosur.

Po ashtu, thuhet se pas sulmit me bombë, ndaj të pranishmëve në xhami është hapur zjarr me armë automatike dhe se agresorët janë përpjekur të ndalojnë hyrjen e ambulancave në fshat.

Siç bëhet e ditur, xhamia që ndodhet 20 kilometra në lindje të qytetit Arish i përket një tarikati.

Kohëve të fundit, Egjipti ka qenë skenë e akteve terroriste, posaçërisht gjatë ditëve të premte.

Ushtria dhe policia e Egjiptit që nga shtatori i vitit 2013 organizon operacione ndaj shumë grupeve që i cilëson si "terroriste dhe tekfiriste" në Gadishullin e Sinait.

Thuhet se organizata Ensar Bejt el-Makdis, e cila në nëntor të vitit 2014 deklaroi lidhjen me organizatën terroriste DEASH dhe e cila ka ndërruar emrin në "Vilajeti i Sinait" është një nga organziatat aktive në Sinai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın