Bota

Sulmi terrorist në Londër: 4 të vdekur, 20 të plagosur

"Aktualisht mendojmë se është një sulmues i vetëm. Po marrim çdo masë të nevojshme në rajon"

Gökhan Kurtaran  | 22.03.2017 - Përdıtësım : 23.03.2017
Sulmi terrorist në Londër: 4 të vdekur, 20 të plagosur ( Behlül Çetinkaya/AA )

Londër

LONDËR (AA) - Zëvendës komisari i njësisë së anti-terrorizmit i Britanisë së Madhe, Mark Rowley, ka njoftuar se si pasojë e sulmit që kishte objektiv Londrën kanë humbur jetën 4 persona duke përfshirë edhe sulmuesin, si dhe janë plagosur 20 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë Rowley ka theksuar se mendon se është kryer nga një person i vetëm sulmi i armatosur në Westminster në një zonë që mund të konsiderohet zemra e Londrës ku ndodhen Parlamenti Britanik, kryeministria dhe ministritë. Rowley bëri të ditur se sulmuesi është neutralizuar nga forcat e sigurisë.

Ai ka njoftuar se në ngjarje përshirë edhe sulmuesin, ka humbur jetën edhe një polic, si dhe janë plagosur 20 të tjerë.

"Sulmi ka nisur me përparimin e një automjeti mbi urën Westminster. Automjeti ka shkaktuar plagosjen e njerëzve duke i përplasur ato. U plagosën edhe tre policë që ktheheshin nga ceremonia. Ndërsa më pas automjeti ndaloi në afërsi të Parlamentit Britanik duke u përplasur. Sulmuesi me thikë në dorë tentoi të hynte në Parlament", është shprehur Rowley.

Duke vënë në dukje se vazhdojnë masat intensive të sigurisë, Rowley tha se, "Aktualisht mendojmë se është një sulmues i vetëm. Po marrim çdo masë të nevojshme në rajon".

Rowley ka kërkuar nga dëshmitarët që të ndajnë informacion me policinë britanike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.