Bota

Takimi Yıldırım-Ibadi, në fokus lufta kundër terrorizmit

Në takim është vënë theksi në rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Irakun në luftën kundër terrorizmit kryesisht kundër PKK-së, DEASH-it dhe FETO-s

Sinan Uslu  | 17.02.2018 - Përdıtësım : 18.02.2018
Takimi Yıldırım-Ibadi, në fokus lufta kundër terrorizmit

Mynih

MYNIH (AA) - Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım dhe kryeministri irakian Haydar al-Ibadi në një takim theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Irakun në luftën kundër terrorizmit, veçanërisht ndaj PKK-së, DEASH-it dhe FETO-s, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e kryeministrisë së Turqisë mësohet se Yıldırım me homologun irakian Ibadi gjatë një takimi të zhvilluar në kuadër të Konferencës së 54-t Ndërkombëtare të Sigurisë në Mynih kanë diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit në rajon.

Në takim është vënë theksi në rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Irakun në luftën kundër terrorizmit kryesisht kundër PKK-së, DEASH-it dhe FETO-s. Dy kryeministrat janë dakordësuar në çështjen e vazhdimit të takimeve të nivelit të lartë në periudhën e ardhshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın