Bota

Teleskopi gjigand i Kinës zbulon dy yje pulsar

Ylli pulsar J1859-01 thuhet se është 16 mijë vite dritë larg planetit tokë ndërsa J1931-01 është 4.100 vite dritë larg

Fuat Kabakçı  | 10.10.2017 - Përdıtësım : 11.10.2017
Teleskopi gjigand i Kinës zbulon dy yje pulsar

Pekin

PEKIN (AA) - Kina ka zbuluar dy yje pulsar me një radioteleskop gjigand, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të bërë nga Observatori Kombëtar Astronomik i Kinës (NAOC), dy yje pulsar të quajtur J1859-01 dhe J1931-01 u zbuluan me Radio Teleskopin e Diafragmës Globale (FAST), i cili quhet Tienyen (Syri i qiellit), me një diametër prej 500 metrash në shtetin Guizhou të vendit.

Yjet e zbuluara nga Tienyen (Syri i qiellit) u konfirmuan edhe nga një teleskop tjetër në Australi. Ylli pulsar J1859-01 thuhet se është 16 mijë vite dritë larg planetit tokë ndërsa J1931-01 është 4.100 vite dritë larg.

Ping Bo, një nga zyrtarët e projektit të Tienyen ka vënë në dukje se procesi i testimit të teleskpit gjigand në fjalë do të zgjasë afërsisht 3 deri në 5 vite, dhe zbulimi që Tienyen ka kryer në vitin e parë është emocionues nga pikëpamja e projektit.

Ndërtimi i Tienyen ka nisur në vitin 2011 dhe ka arritur një kosto rreth 180 milionë dollarë, ndërsa 8 mijë persona që jetonin 5 kilometra rreth zonës janë evakuuar për shkak që teleskopi të marrë sinjale më të mira. 

Tienyen është bërë teleskopi më i madh në botë duke kaluar teleskopin Arecibo me diametër 300 metra që ndodhet në Porto Riko dhe gjithashtu dhjetë 10 herë më i shpejtë në matje se sa Arecibo.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın