Bota

Thirrje popullit amerikan që të bëjë presion për Arakanin

Kryetari i organizatës civile “Burma Task Force” me qendër në SHBA, Robert Marro i bëri thirrje popullit amerikan që të bëjë presion për t’i dhënë fund persekutimit të ushtruar ndaj muslimanëve të Arakanit

Emre Aytekin  | 19.11.2017 - Përdıtësım : 20.11.2017
Thirrje popullit amerikan që të bëjë presion për Arakanin

Ankara

ANKARA (AA) – Kryetari i organizatës civile “Burma Task Force” me qendër në SHBA, Robert Marro që mbron të drejtat e muslimanëve të Arakanit, i bëri thirrje popullit amerikan që të bëjë presion në mënyra të ndryshme që t’i jepet fund persekutimit të ushtruar ndaj muslimanëve të Arakanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Marro gjatë fjalimit të tij në një panel të organizuar në Universitetin "George Mason" në shtetin federal amerikan Virxhinia theksoi nevojën e asaj që të gjithë bashkatdhetarët duhet të kenë njohuri për padrejtësitë në Arakan dhe që duhet të veprojnë për ta ndaluar gjenocidin në këtë vend.

Duke vënë në dukje se njerëzit gjatë ditëve të fundit përmes lajmeve në media kanë filluar të informohen për atë se çfarë po ndodh në Arakan dhe se ky është një zhvillim pozitiv. “Por, kjo nuk është e mjaftueshme. Ne duhet të bëjmë më shumë përveç marshimit përpara ambasadës së Mianmarit në Washington”, tha Marro.

Ai tha se Kongresi i SHBA-ve duhet ta vendos këtë çështje në axhendën e tij dhe t’i bëjë presion qeverisë së Washingtonit për t’u pozicionuar kundër dhunës në Mianmar.

Zëdhënësi i Aleancës së Feve për Paqen në SHBA-, Naeem Baig tha se qindra mijëra persona të cilët kanë ikur nga incidentet e dhunës në Mianmar dhe janë strehuar në Bangladesh kanë nevojë për ndihma në mënyrë emergjente. Baig u bëri thirrje të gjithëve që të ofrojnë ndihmë për refugjatët aq sa kanë mundësi.

Gazetari i AA-së në Washington Safvan Allahverdi mori fjalën në panel, ku ndau informacione për ato që ka parë në këtë rajon. Duke thënë ajo që po i nënshtrohen muslimanët e Arakanit është “më shumë se persekutim”, Allahverdi thotë se “Nuk mund ta marrë me mend se si një njeri mund të bëjë gjëra kaq çnjerëzore”.

“Sigurisht se ky është një gjenocid i vazhdueshëm. Kam frikë se derisa autoritetet e kuptojnë këtë në kuptim të plotë, fati i muslimanëve të Arakanit nuk do të jetë ndryshe prej atyre që u përjetuan në të kaluarën në Ruandë dhe në Bosnjë”, tha Allahverdi.

Spastrimi etnik ndaj muslimanëve të Arakanit

Mijëra muslimanë të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti e deri tani si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pretendon se është duke luftuar me militantë të armatosur. Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjet dhe daljet në rajon.

Gjatë sulmeve të cilat janë shndërruar në një spastrim etnik janë djegur ose shkatërruar rreth 300 fshatra nga ushtria dhe budistët radikalë, si dhe mbi 600 mijë muslimanë të Arakanit janë larguar në Bangladesh nëpërmjet rrugëve malore, detare apo të lumenjve. 

Ndërkohë dhjetëra mijëra të tjerë janë në kërkim të rrugëve për t'u larguar në Bangladesh. Supozohet se rreth 2 milionë muslimanë jetonin në Arakan në vitet 1970, por ky numër ka rënë nën 350 mijë për shkak të largimeve nga sulmet sistematike.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.