Bota

TIKA ndihma ushqimore për Libinë

Në një deklaratë me shkrim nga TIKA, theksohet se me rastin e muajit të Ramazanit janë shpërndarë pako që përfshijnë produktet bazë ushqimore për 650 familje

Uğur Çil  | 12.06.2017 - Përdıtësım : 12.06.2017
TIKA ndihma ushqimore për Libinë Burimi: TIKA

Ankara

ANKARA (AA) - Kryesia e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka ofruar ndihma ushqimore për familjet viktima të terrorizmit, të emigrantëve dhe familjeve në nevojë në qytetin Misurata dhe Sirte të Libisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga TIKA, theksohet se me rastin e muajit të Ramazanit janë shpërndarë pako që përfshijnë produktet bazë ushqimore për 650 familje.

Në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e shpërndarjes së ndihmave të zhvilluar edhe me pjesëmarrjen e zyrtarëve të drejtorisë së rajonit nga Ministria e Çështjeve Sociale, ambasadori i Turqisë në Misurata Sinan Yeşildağ është shprehur se "Në emër të kryekosullatës shpreh falënderimet për TIKA-n e cila me rastin e muajit të Ramazanit në Misurata dhe shumë vende të tjera të Libisë ka vërtetuar edhe njëherë se vëllezërit turq ndodhen gjithmonë në krah të popullit libian me të cilët ndajnë të njëjtat vlera. Ne jemi krenarë për praninë dhe shërbimet e tyre".

Zyrtari i Ministrisë së Çështjeve Sociale për qytetin Misurata, Iyad el Shivehdi, duke nënvizuar se nuk kanë harruar vizitën e zhvilluar në Misurata nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas revolucionit të 17 shkurtit, tha se këto ndihma të ofruara janë një sjellje që i ka hije Turqisë dhe më tej ka shprehur falënderimet për TIKA-n.

Ndërsa banorët në Misurta dhe Sirte kanë bërë të ditur se për herë të parë kanë mbërritur ndihma për ta dhe duke shprehur falënderimet ndaj Turqisë për këtë, kanë vënë në dukje se në fshatin e tyre ndodhen njerëz që janë në situata shumë të vështira dhe se kanë nevojë për çdo ndihmë.

Bëhet e ditur se më shumë se 40 mijë emigrantë ndodhen në qytetin Misurata të Libisë e cila që prej një kohe të gjatë është e detyruar të luftojë me destabilitetin politik dhe konfliktet.

TIKA krahas qytetit Misurata ku jetojnë 9.200 familje emigrante të regjistruara vazhdon të kryejë ndihma ushqimore edhe në rajone të terja të vendit. 



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın