Bota

Tillerson: Jemi të obliguar që t'i japim sqarim Turqisë

“Jemi të obliguar që t’i japim sqarim Turqisë. Është një rast krejtësisht i keqinterpretuar dhe disa njerëz kanë bërë deklarata të rreme për të. Nuk formojmë kurrfarë forcash për siguri kufitare në Siri”, deklaroi Tillerson

Hakan Çopur  | 18.01.2018 - Përdıtësım : 18.01.2018
Tillerson: Jemi të obliguar që t'i japim sqarim Turqisë

Washington

WASHINGTON (AA) – Shefi i diplomacisë amerikane, Rex Tillerson deklaroi se është i detyruar t’i japë sqarime Turqisë lidhur me informacionet për formimin e forcave speciale për mbrojtje të kufirit në veri të Sirisë, duke shtuar se SHBA-të nuk punojnë në formimin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

“Jemi të obliguar që t’i japim sqarim Turqisë. Është një rast krejtësisht i keqinterpretuar dhe disa njerëz kanë bërë deklarata të rreme për të. Nuk formojmë kurrfarë forcash për siguri kufitare në Siri”, deklaroi Tillerson para gazetarëve.

Duke theksuar se në këtë temë në mënyrë detajore bisedoi me homologun e tij turk Mevlüt Çavuşoğlu gjatë takimit në Kanada, i cili është mbajtur në margjinat e takimit të paradokohshëm për Korenë e Veriut, Tillerson tha se qëllimi i SHBA-ve në Siri është që në rajonet e çliruara nga terroristët e DEASH-it të mundësojnë stërvitje të elementeve lokale.

Ai po ashtu tha se terroristët e DEASH-it edhe më tej kryejnë sulme në veriperëndim të Sirisë dhe se është e nevojshme që të organizohen stërvitje shtesë për forcat lokale për të neutralizuar elementet terroriste.

Turqia ashpër ka reaguar dhe si të papranueshme ka vlerësuar paralajmërimet për formimin e të ashtuquajturave forca speciale për siguri kufitare në veri të Sirisë, që është nën okupim të organizatës terroriste PYD/PKK e cila fshihet nën emrin Forcat Demokratike Siriane (SDG).

Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Tillerson tha se e kupton reagimin e Ankarasë, si dhe të kolegut të tij, Sekretarit të Mbrojtjes James Mattis.

Mbrëmë lidhur me këtë rast në një njoftim me shkrim u prononcua edhe Pentagoni amerikan duke pohuar se në veri të Sirisë nuk formon ushtri të re, e as forca konvencionale kufitare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın