Bota

Treni përplaset me autobusin në Tunizi, 5 të vdekur

Aksidenti ka ndodhur në rajonin Xhebel el Xhubud në Tunis, ku treni ka përplasur një autobus i cili në atë moment po kalonte shinat e trenit

Hamdi Yıldız  | 28.12.2016 - Përdıtësım : 29.12.2016
Treni përplaset me autobusin në Tunizi, 5 të vdekur ( Amine Landoulsi/AA )

Tunis

TUNIS (AA) - Si pasojë e përplasjes së një treni me një autobus në kryeqytetin e Tunizisë, të paktën 5 persona kanë mbetur të vrarë dhe 37 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Aksidenti ka ndodhur në rajonin Xhebel el Xhubud në Tunis, ku treni ka përplasur një autobus i cili në atë moment po kalonte shinat e trenit.

Në një njoftimi me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë së Tunizisë, thuhet se 5 persona kanë humbur jetën ndërsa 37 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ministria ka pohuar se të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërta.

Ndërkohë zëvendëspresidenti i vendit, Omer El Hanin, ka vizituar vendin ku ka ndodhur aksidenti. Në një deklaratë për AA ai ka dhënë detaje për aksidentin duke vënë në dukje se ka ndodhur rreth orës 06:10. Hanin në fjalën e tij ka thënë se treni ka përplasur një autobus i cili po vinte nga rajoni Nabil drejt kryeqytetit Tunis.

Hanin ka thënë gjithashtu se sinjalistika në këtë vend ishte e prishur dhe se në lidhje me këtë kanë nisur hetimet përkatëse.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın