Bota

Trump: SHBA do të rishikojë planin për pezullimin e ndihmës ushtarake Egjiptit

Bëhet fjalë për një ndihmë për Egjiptin, për të cilën SHBA-të ishin zotuar me marrëveshjen e paqes në Kamp David, e cila i dha fund luftës midis Izraelit dhe Egjiptit në vitin 1979

Gülşen Topçu  | 21.09.2017 - Përdıtësım : 21.09.2017
Trump: SHBA do të rishikojë planin për pezullimin e ndihmës ushtarake Egjiptit

Kajro

KAJRO (AA) – Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të rishqyrtojnë planin për pezullimin e ndihmës ushtarake Egjiptit, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidentët e SHBA-ve dhe Egjiptit, Trump dhe Abdel Fattah al-Sisi u takuan në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, pas së cilës ata theksuan se marrëdhëniet dypalëshe midis Washingtonit dhe Kajros janë në një nivel të lakmueshëm.

Mediat e Egjiptit nga ana e tyre thonë se Trump ka konfirmuar se SHBA-të do të rishikojnë planin e tyre për pezullimin e ndihmës ushtarake Egjiptit.

Duke u bazuar në burime të paemëruara në Shtëpinë e Bardhë, agjencia e lajmeve Reuters një muaj më parë lajmëroi se Shtëpia e Bardhë ka sjellë një vendim për mos ti paguar Egjiptit 95.7 milionë dollarë, ndërsa të vonojë edhe pagesën e dytë prej 195 milionë dollarë.

Bëhet fjalë për një ndihmë për Egjiptin, për të cilën SHBA-të ishin zotuar me marrëveshjen e paqes në Kamp David, e cila i dha fund luftës midis Izraelit dhe Egjiptit në vitin 1979.

Sipas marrëveshjes SHBA siguron gjithsej 1.5 miliard dollarë në vit për Egjiptin, nga të cilat 1.3 miliardë janë ndihma ushtarake. 



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın