Bota

Turqia dhe Azerbajxhani stërvitje të përbashkët ushtarake

Në stërvitjen e përbashkët Azerbajxhani dhe Turqia në kuadër të bashkëpunimit ushtarak kryejnë ndarjen e përvojave dhe synojnë zhvillimin e koordinimit mes forcave të armatosura të të dy vendeve

Ruslan Rehimov  | 01.05.2017 - Përdıtësım : 01.05.2017
Turqia dhe Azerbajxhani stërvitje të përbashkët ushtarake

Baku

BAKU (AA) - Forcat e Armatosura të Turqisë filluan stërvitjen e përbashkët ushtarake në Azerbajxhanin, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga Ministria Mbrojtjes së Azerbajxhanit theksohet se në stërvitjen e përbashkët Azerbajxhani dhe Turqia në kuadër të bashkëpunimit ushtarak kryejnë ndarjen e përvojave dhe synojnë zhvillimin e koordinimit mes forcave të armatosura të të dy vendeve.

Në stërvitje krahas njësive ushtarake do të jenë të pranishme edhe automjetet e blinduara, bateritë e artilerisë, avionë dhe helikopterë, etj.

Gjithashtu bëhet e ditur se stërvitja e përbashkët do të vazhdojë deri më 5 maj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.