Bota

Tërhiqen grupet terroriste pro-regjimit në Afrin

Grupet terroriste me konvojin prej 20 automjeteve në mesin e të cilëve edhe të blinduara, duke hyrë në tokat e Afrinit u munduan që të avancojnë drejt qytetit

Ekip  | 20.02.2018 - Përdıtësım : 21.02.2018
Tërhiqen grupet terroriste pro-regjimit në Afrin

Ankara

AFRIN/ANKARA (AA) - Grupet terroriste të cilat u përpoqën të hyjnë në Afrin për të mbështetur YPG/PKK-DEASH kundrejt operacionit "Dega e Ullirit", u tërhoqën pas të shtënave artilerike, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marrë nga burimet e besueshme në rajon, grupet terroriste janë nisur në rajonin Nubul Zehra në jug të Afrinit rreth orës 17:00 sipas kohës lokale për të mbështetur terroristët të YPG/PKK-DEASH kundrejt operacionit "Dega e Ullirit" të zhvilluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS).

Grupet terroriste me konvojin prej 20 automjeteve në mesin e të cilëve edhe të blinduara, duke hyrë në tokat e Afrinit u munduan që të avancojnë drejt qytetit.

Por pastaj filluan të shtënat artilerike paralajmëruese. Të shtënat artilerike nuk goditën automjetet në konvojë.

Konvoji u detyrua që të kthehet nga Afrini 10 kilometra para se të mbërrijë në qytet pas të shtënave artilerike paralajmëruese.

Grupet terroriste, u larguan nga kufiri i Afrinit.

Gjithashtu mësohet se vëzhgohen të gjitha lëvizshmëritë e grupeve terroriste nga rajonet e ndryshme të Halep-it drejt Afrinit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın