Bota

Ujëvarat e Niagarës me shekuj lënë pa frymë vizitorët

Bëhet fjalë për dy ujëvara që ndajnë ishullin dhe me rënien e pjerrtë prej rreth 55 metrash krijojnë perde spektakolare të mjegullt dhe shkumës

Elvir Hociç  | 21.05.2017 - Përdıtësım : 22.05.2017
Ujëvarat e Niagarës me shekuj lënë pa frymë vizitorët

New York

NEW YORK (AA) – Ujëvarat e Niagarës që datojnë që para 125 shekujsh ndodhen në kufirin mes SHBA-ve dhe Kanadasë. Ato janë një nga pesë destinacionet më atraktive turistike në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për dy ujëvara që ndajnë ishullin dhe me rënien e pjerrtë prej rreth 55 metrash krijon perde spektakolare të mjegullt dhe shkumës.

Niagara në përkthim do të thotë “ujë që gurgullon”, ndërsa ky emër indian absolutisht i përgjigjet zhurmës që ujëvarat e krijonë.

Ishulli Goat buzë kaskadës e ndanë lumin në dy pjesë, ku ai në bregun amerikan shndërrohet në ujëvarë në një vijë të drejtë rreth 300 metra të gjerë, dhe bregut kanadez në ujëvarën dyfish të gjerë.

Nga të gjitha pozitat ujëvara duket madhështore, por kohën e fundit turistët më shumë kënaqen në varka dhe duke shikuar në horizont. Shumica janë të mendimit se pamja nga bregu kanadez ofron pamje mahnitëse. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın