Bota

Ukrainë, zgjerohen sanksionet kundër Rusisë

Në listën e sanksioneve që gjendet në shtojcën e vendimit janë 1.228 persona dhe 468 kompani

Ali Cura  | 16.05.2017 - Përdıtësım : 16.05.2017
Ukrainë, zgjerohen sanksionet kundër Rusisë

Kiev

KIEV (AA) - Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, nënshkroi vendimin i cili zgjeron sanksionet kundër Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në vendimin e publikuar në ueb faqen e Presidencës së Ukrainës, u theksua se nga ky shtet janë zgjeruar sanksionet të cilat përfshijnë disa shtetas rusë dhe kompani dhe se janë zgjatur disa kufizime ekonomike dhe speciale kundrejt disa personave dhe kompanive që kanë qenë në listë më parë.

Në listën e sanksioneve që gjendet në shtojcën e vendimit janë 1.228 persona dhe 468 kompani.

Me këto sanksione është vendosur ndalim për akses në rrjetet sociale, si "Vkontakte" dhe "Odnoklassniki", si dhe motor kërkimi Yandex dhe ueb faqet "mail.ru".

Gjithashtu edhe programi i antivirusit "Doktor Web" është vendosur në mesin e listës së të ndaluarve në Ukrainë. 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın