Bota

Ushtarët izraelitë arrestojnë deputetin në Parlamentin e Palestinës

E bija e deputetit, Rahme Dahbur, në një prononcim për AA tha se ushtarët izraelitë e kishin arrestuar babain e saj në vendin Arraba në qytetin Jenin

Eshat Fırat  | 23.03.2017 - Përdıtësım : 23.03.2017
Ushtarët izraelitë arrestojnë deputetin në Parlamentin e Palestinës

Jenin

JENIN (AA) – Ushtarët izraelitë kanë arestuar në Bregun Perëndimor deputetin e Parlamentit të Palestinës, Ibrahim Dahbura, njëherësh anëtar i Hamasit, raporton Anadolu Agency (AA).

E bija e deputetit, Rahme Dahbur, në një prononcim për AA tha se ushtarët izraelitë e kishin arrestuar babain e saj në vendin Arraba në qytetin Jenin.

Gjatë arrestimit, ushtarët kanë konfiskuar edhe automjetin e deputetit Dahbur.

Me arrestimet e fundit numri i deputetëve palestinezë të arrestuar nga autoritetet e Izraelit ka shkuar në 12.

Ndryshe, forcat izraelite kohë pas kohe kryejnë bastisje në shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, ku me pretekste të ndryshme arrestojnë palestinezët. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın