Bota

"Vëmendja e Sirisë dhe botës e fokusuar në Gjenevë"

"E gjithë vëmendja e Sirisë dhe botës është fokusuar në Gjenevë. Miliona gra, fëmjë dhe burra të pafajshëm presin një veprim kuptimplotë dhe konstruktiv", tha Stephen O'Brien

Mustafa Keleş  | 23.02.2017 - Përdıtësım : 23.02.2017
"Vëmendja e Sirisë dhe botës e fokusuar në Gjenevë"

New York

KOMBET E BASHKUARA (AA) - Zëvendës sekretari i përgjithshëm përgjegjës për çështjet humanitare dhe koordinator i situatave emergjente i Kombeve të Bashkuara, Stephen O'Brien në lidhje me negociatat për Sirinë që do të fillojnë sot në Gjenevë të Zvicrës tha se vëmendja e gjithë botës dhe sirianëve është tek këto bisedime, dhe se zgjidhja politike mund t'u premtojë njerëzve një alternativë jashtë vdekjes dhe shkatërrimit, raporton Anadolu Agency (AA).

O'Brien, gjatë një deklarate në një takim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në lidhje me situatën humanitare në Siri tha se në vend 13.5 milionë njerëz kanë nevojë për ndihma humanitare dhe se 85 përqind e popullatës jeton në varfëri.

"Vitin e kaluar mesatarisht 5 mijë persona çdo ditë në Siri janë shpërngulur nga vendet e tyre. Ndërsa 6.3 milionë persona kanë qenë të detyruar të migrojnë brenda vendit. Ndërsa 4.9 milionë persona janë regjistruar si refugjatë në vendet fqinje. Afërsisht 1.2 milionë sirianë kanë aplikuar për strehim në vendet e Evropës", tha O'Brien duke përmendur se që nga viti 2011 e deri më tani më shumë se gjysma e popullsisë së vendit është larguar nga shtëpitë e tyre.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se pavarësisht vendimeve të KS-OKB-së në vend ende ka probleme të mëdha në dërgimin e ndihmave në rajon O'Brien theksoi se qeveria e Sirisë vazhdon ende të nxjerrë probleme burokratike dhe se një kohë të gjatë nuk janë dërguar ndihma në shumë pika që ndodhen nën rrethim.

Duke cekur edhe raundin e katërt të negociatave të Sirisë të cilat do të fillojnë ditën e sotme në Gjenevë nën vëzhgimin e OKB-së, O'Brien tha se ndaj kësaj krize nuk do të mund të gjendet zgjidhje duke ofruar ndihma ushtarake apo humanitare.

"E gjithë vëmendja e Sirisë dhe botës është fokusuar në Gjenevë. Por, një politikë e sinqertë e lidhur me zgjidhjen mund t'u premtojë njerëzve një gjë jashtë vdekjes dhe shkatërrimit. Miliona gra, fëmjë dhe burra të pafajshëm presin një veprim kuptimplotë dhe konstruktiv që do të dalë nga këto bisedime", potencoi Stephen O'Brien.

"Regjimi rrit sulmet para çdo negociate"

Përfaqësuesi i përhershëm i Francës në OKB, François Delattre në një deklaratë për gazetarët para takimit ka theksuar se regjimi i Sirisë në ditët e fundit ka intensifikuar sulmet pa dallim duke përfshirë edhe institucionet shëndetësore.

Sipas tij, këto lloj sulmesh regjimi i ka bërë të zakonshme. "Regjimi i Sirisë rrit sulmet para çdo negociate. Ne e dënojmë këtë", tha Delattre.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın