Bota

Yıldırım: Rreth 350 mijë banorë të Afrinit do të kthehen në vendin e tyre

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım deklaroi se pasi që rajoni të pastrohet plotësisht nga organizatat terroriste rreth 350 mijë banorë të Afrinit do të kthehen në vendin e tyre

Ali Bayaslan  | 25.02.2018 - Përdıtësım : 26.02.2018
Yıldırım: Rreth 350 mijë banorë të Afrinit do të kthehen në vendin e tyre

Kocaeli

KOCAELI (AA) - Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım deklaroi se pasi që rajoni të pastrohet plotësisht nga organizatat terroriste rreth 350 mijë banorë të Afrinit do të kthehen në vendin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

"Pasi që rajoni të pastrohet plotësisht nga PKK/PYD/YPG-DEASH, rreth 350 mijë qytetarë të Afrinit të cilët janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të cilët i kemi mysafirë në Turqi, do të kthehen në vendin e tyre dhe atje do të vazhdojnë jetën në paqe", tha Yıldırım.

Yıldırım gjatë një fjalimi të mbajtur në qytetin Kocaeli të Turqisë tha se Turqia ka arritur një rrugë të rëndësishme në fushën e industrisë së mbrojtjes në 15 vitet e fundit.

“Duke qenë të vetëdijshëm për këtë, që nga viti i parë, nga viti 2003 kemi investuar në industrinë e mbrojtjes. Deri më sot shuma që kemi investuar në industrinë e mbrojtjes ka kaluar vlerën 35 miliardë dollarë. Po ashtu edhe aftësia e eksportit të industrisë sonë të mbrojtjes është rritur në më shumë se 2 miliardë dollarë. Niveli i kontributit lokal në industrinë e mbrojtjes nga 24 për qind ka arritur në 65 për qind. Ajo që është e rëndësishme është që produktet të cilat do të kenë teknologji të larta të jenë prodhime vendore", tha ai.

“Turqia është shteti i cili lufton me të vërtetë kundër organizatës terroriste”

“Vitin e kaluar me operacionin 'Mburoja e Eufratit' një hapësirë prej më shumë se 2.000 kilometra katrorë është pastruar nga organizatat terroriste seperatiste DEASH, PYD, YPG, PKK dhe sot sirianët viktima të cilët ishin detyruar të largohen nga shtëpitë, vendet dhe atdheu i tyre, kanë gjetur mundësinë që të kthehen në vendin e tyre", tha kryeministri turk

"Nga sot 140 mijë persona janë vendosur në këtë rajon. Vetëm nxënësit të cilët e vazhdojnë atje shkollimin janë 160 mijë. Forcat imperialiste të cilët e zhytën rajonin në kaos, duke thënë se ‘do të sjellin paqe në rajon’ dhe janë pothuajse në një projekt pushtimi, nuk kanë sjellë as stabilitet në Siri, e as nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap serioz për t’u zgjidhur problemi i njerëzve në rajon. Kjo ka një përjashtim të vetëm dhe ajo është Turqia. Turqia është shteti i cili lufton me të vërtetë si me DEASH-in ashtu edhe me organizatën terroriste separatiste”, thotë Yıldırım.

Duke rikujtuar se me operacionin "Mburoja e Eufratit" janë neutralizuar 3.600 militantë të DEASH-it, Yıldırım thotë se tani në Afrin ka filluar operacioni "Dega e Ullirit" për t’i dhënë fund provokimeve ndaj kufirit jugor të shtetit, ofrimin e sigurisë në jetën dhe pronën e qytetarëve dhe anën tjetër edhe për shpëtimin nga persekutimi i organizatës terroriste separatiste të rreth 500 mijë arabëve, kurdëve, turkmenëve dhe të elementeve tjera etnike të cilët jetojnë në Afrin.

Yıldırım thotë se në në pikën ku është arritur, zona si me vendbanime e fshatra një nga një po pastrohet nga organizatat terroriste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın