Bota

Zjarri në Londër, May thirrje për rishikimin e masave të sigurisë në ndërtesa

Kryeministrja britanike, Theresa May, në një seancë sot në parlament ka bërë thirrje për rishikimin e situatave të sigurisë në ndërtesat me shumë kate në vend

İnci Gündağ  | 22.06.2017 - Përdıtësım : 22.06.2017
Zjarri në Londër, May thirrje për rishikimin e masave të sigurisë në ndërtesa

Londër

LONDËR (AA) - Ka dhënë dorëheqjen shefi ekzekutiv i këshillit të bashkisë Kensington & Chelsea, Nicholas Holgate, i cili është përballur me reagimin e popullatës pas zjarrit të ndodhur në ndërtesën 24 katëshe në Londër, ndërsa kryeministrja britanike, Theresa May, ka bërë thirrje për rishikimin e situatave dhe masave të sigurisë në ndërtesat me shumë kate në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Holgate në një deklaratë në lidhje me çështjen ka njoftuar se dorëheqja e tij ka ardhur pas kërkesës së kryetarit të Komuniteteve dhe Pushtetit Lokal, Sajid Javid. Ndërsa qeveria britanike e ka mohuar këtë kërkesë.

Pasi ka bërë të ditur se ka vendosur që tërheqja nga detyra e tij do të jetë më mirë Holgate tha se "Ka ende shumë gjëra që duhet të bëhen për viktimat e zjarrit dhe çështje të tjera që nevojiten vëmendjen e këshillit dhe të tjerëve".

Zyrtarët lokalë, kryesisht Holgate, akuzohen se kanë treguar reagim të pamjaftueshëm për ofrimin e ndihmës për viktimat pas zjarrit në ndërtesë. Banorët e ndërtesës të cilët që nga ngjarja e zjarrit në mëngjesin e të mërkurës e deri tani janë strehuar nëpër hotelet përreth zonës mbrojnë idenë e tyre se zyrtarët lokalë nuk i informojnë dhe nuk ofrojnë mbështetje për ta në çështjen për gjetjen e banesave të përhershme.

Pavarësisht inspektimeve është përdorur material e djegshëm

Ndër të tjera "TheGuardian", një prej gazetave prestigjioze të vendit ka njoftuar se pavarësisht se zyrtarët kanë kryer 16 herë inspektime në veshjen e jashtme të ndërtesës është përdorur material i djegshëm.

Gazeta ka rikujtuar se bashkia në punimet e mirëmbajtjes dhe rinovimit të ndërtesës mes viteve 2014-2016 ka shpenzuar rreth 10 milionë stërlina, ku dhe në këtë proces është përdorur material që përfshin polietilen i cili ndizet shpejt dhe është i ndaluar të përdoret në strukturat e larta.

Gjithashtu gazeta ka raportuar se 16 inspektimet e kryera përgjatë rinovimeve 2 vjeçare janë kryer nga inspektorë të bashkisë Kensington & Chelsea e cila është edhe pronare e ndërtesës.

Ndërsa kryeministra britanike, Theresa May, në një seancë sot në parlament ka bërë thirrje për rishikimin e situatave të sigurisë në ndërtesat me shumë kate në vend. Ajo pasi ka theksuar se duhet të tregohet kujdes ndaj spekulimeve për çështjen se cilat kanë qenë arsyet që kanë shkaktuar rritjen e zjarrit në Grenfell Tower, është shprehur se "Qeveria si masë ka vendosur që të kryhen të gjitha testimet në veshjet e jashtme të ndërtesa me kate të larta. Janë informuar nga ana ime se në disa prej testimeve kanë rezultuar disa materiale që janë lehtësisht të djegshme. Në lidhe me zhvillimet në fjalë janë informuar drejtuesit dhe zjarrfikësit lokal". 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.