Bota

Zjarrvënie ndaj një xhamie në SHBA

Në një deklaratë nga Shërbimi Zjarrfikës në Hillsborough, thuhet se në qytetin Tampa të Floridas mbrëmë i është vënë zjarri një xhamie e cila është nën drejtimin e Shoqatës Islame Tampa e Re

Büşra Selvi Öğütcen  | 25.02.2017 - Përdıtësım : 25.02.2017
Zjarrvënie ndaj një xhamie në SHBA

Ankara

TAMPA (AA) - Në shtetin federal amerikan Florida i është vënë zjarri një xhamie, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Shërbimi Zjarrfikës në Hillsborough, thuhet se në qytetin Tampa të Floridas mbrëmë i është vënë zjarri një xhamie e cila është nën drejtimin e Shoqatës Islame Tampa e Re.

Në deklaratë theksohet se ndaj zjarrëvënies ka patur ndërhyrje për fikjen e tij rreth orës 02.00, por se zjarri ka shkaktuar dëme në pjesën e xhamisë për falje.

Nga zjarri nuk ka humbje në jetë njerëzish apo persona të lënduar për shkak se brenda në xhami nuk ka patur njerëz. Gjithashtu bëhet e ditur se provat e mbledhura deri më tani tregojnë se zjarri është shkaktuar qëllimisht.

Zëdhënësi i Shoqatës Islame Tampa e Re, avokati Mustafa Ameen, tha se janë në pritje të rezultateve për të kuptuar më qartë ngjarjen dhe se janë të kënaqur që komuniteti është në solidarizmin me to.

Wilfredo Amr Ruiz, zëdhënësi i Këshillit të Marrëdhënieve Amerikano-Islame (CAIR) për degën e Floridas tha është shqetësuese që janë bërë viktimë e një ngjarje të tillë e cila duket se është krim i urrejtjes ndaj komuniteteve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın