Bota

Zvicër, vazhdojnë bisedimet për çështjen e Qipros

Negociatat janë duke u mbajtur në qytetin zviceran të Crans-Montana, ndërsa bëhet fjalë për vazhdimin e procesit i cili filloi më 12 janar të këtij viti në Gjenevë

Bayram Altuğ  | 28.06.2017 - Përdıtësım : 28.06.2017
Zvicër, vazhdojnë bisedimet për çështjen e Qipros

Crans-Montana

CRANS-MONTANA (AA) – Nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara sot në Zvicër, kanë vazhduar negociatat për zgjidhjen e krizës qipriote, raporton Anadolu Agency (AA).

Negociatat janë duke u mbajtur në qytetin zviceran të Crans-Montana, ndërsa bëhet fjalë për vazhdimin e procesit i cili filloi më 12 janar të këtij viti në Gjenevë.

Moderator i negociatave është këshilltari i të dërguarit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Qipron Espen Barth Eide, ndërsa në tryezën e bisedimeve janë ulur delegacionet e Republikës Turke të Qipros Veriore dhe Qipros Jugore.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dje i bëri thirrje palëve të përfshira në negociata që të shfrytëzojnë mundësinë e dhënë dhe të bien dakord për bashkimin e Qipros.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın