Bota

Zyrtarët e Izraelit refuzojnë takimin me shefen e diplomacisë suedeze

Ky veprim ka ardhur në kohën e marrëdhënieve të ftohura mes Izraelit dhe Stokholmit si pasojë e njohjes së shtetit të Palestinës në vitin 2014 nga ana e qeverisë suedeze

Ekip  | 13.12.2016 - Përdıtësım : 13.12.2016
Zyrtarët e Izraelit refuzojnë takimin me shefen e diplomacisë suedeze

Jerusalem

JERUSALEM (AA) - Me një mospërfillje të dukshme diplomatike, Izraeli thotë se asnjë zyrtar i tij nuk do të takojë ministren e Jashtme të Suedisë gjatë vizitës së saj këtë javë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Emmanuel Nahshon, ka thënë se arsyeja për mos takimin me shefen e diplomacisë suedeze, Margot Wallstrom, ka të bëjë me “çështje të kalendarit të zyrtarëve”.

Është shumë e pazakontë që vizita të personaliteteve të nivelit të lartë të mos takojnë asnjë zyrtar izraelit. 

Ky veprim ka ardhur në kohën e marrëdhënieve të ftohura mes Izraelit dhe Stokholmit si pasojë e njohjes së shtetit të Palestinës në vitin 2014 nga ana e qeverisë suedeze e cila drejtohet nga partia Social Demokratike.

Komentet e Wallstromit për konfliktin izraelito-palestinez gjithashtu ngjallën një kundërpërgjigje të ashpër të zyrtarëve izraelit.

Wallstrom arrin të enjten dhe pritet të takohet me presidentin palestinez Mahmud Abas. Akoma nuk ka ndonjë reagim të menjëhershëm nga Suedia.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın