Ekonomi

Ahmetaj: Rritja ekonomike në Shqipëri sipas pritshmërive

Ministri i Financave: Viti 2016 ka qenë një vit i mirë për ekonominë e vendit në aspektin e përshpejtimit të rritjes ekonomike

Fatjon Cuka  | 21.02.2017 - Përdıtësım : 22.02.2017
Ahmetaj: Rritja ekonomike në Shqipëri sipas pritshmërive ( Olsi Shehu/AA )

Tiranë

TIRANË (AA) - Ministri i Financave i Republikës së Shqipërisë, Arben Ahmetaj, gjatë një konference për mediat ka folur lidhur me performancën e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2016 dhe për disa zhvillime të tjera për sektorët e ekonomisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas tij, viti 2016 ka qenë një vit i mirë për ekonominë e vendit në aspektin e përshpejtimit të rritjes ekonomike. 

"Ekonomia në tre tremujorët e parë të vitit 2016 shënoi një rritje prej 3.3 përqind. Përsëri të gjithë indikatorët tregojnë se në vitin 2016 do të jetë sipas pritshmërive, 3.4 apo 3.5 përqind. Besoj se nuk është rastësi dhe as çudi që 2016-ta të realizojë këtë shifër. Ekonomia ka reflektuar reformat e 3 viteve të fundit, institucionale dhe strukturore", u shpreh Ahmetaj. 

Ministri theksoi ndër të tjera se ekonomia në Shqipëria ka kapërcyer një periudhë shumë të vështirë pas vitit 2013, sipas tij, për shkak të keqmenaxhimit.

Në vlerësimin e tij, viti i kaluar ka konsoliduar rritjen ekonomike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın