Ekonomi

Banka Popullore e Maqedonisë mundëson pagesa tejkufitare në euro

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM) thotë se të martën sistemi do ti prezantohet sektorit afarist dhe atij bankar

Bekim Laci  | 28.03.2017 - Përdıtësım : 28.03.2017
Banka Popullore e Maqedonisë mundëson pagesa tejkufitare në euro

Shkup

SHKUP (AA) - Bankat afariste në Republikën e Maqedonisë të cilat kanë qarkullim pagesor me jashtë, ndërkohë që në Sistemin Interbakar të Pagesave në Maqedoni (SITM) kanë llogari në euro, do të mund të paguajnë për klientët e tyre pagesa tejkufitare në euro përmes sistemit më të sigurt në Evropë, TARGET 2, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim të vetin, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM) thotë se të martën sistemi do ti prezantohet sektorit afarist dhe atij bankar, ndërkohë që pritet së shpëjti të bëhet edhe prezantimi i tij në opinion. 

Në kumtesë njoftohet gjithashtu se sistemi për pagesa tejkufitare në euro përmes lidhjes së MIPS me sistemin pagesor TARGET ka filluar të punoj në fillim të 2017-tës.

"Për këtë qëllim u bë përmirësimi i MIPS-së për pagesat në euro si dhe përmes Bankës Qendrore të Italisë u krijua një lidhje me sistemin e pagesave TARGET 2 me çka SITM u shndërrua në sistemin dyvalutësh të pagesave në denarë dhe euro", njofton Banka.

Qëllimi përfundimtar i këtij projekti, siç njofton BPRM është realizimi më i shpejtë dhe më i sigurt i pagesave tejkufitare me euro duke kursyer shpenzimet për çka përfitimi është më i madh për tërë ekonominë.

Me realizimin e këtij sistemi pagesor është bërë një integrim më i madh pagesor në infrastrukturën e BE-së, dhe paraqet përafrim të standardeve të punës me ato të bankave Qendrore të shteteve atëtare të Unionit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın