Ekonomi

Brexit, nuk ndryshon eksporti i Turqisë në Britani

Brexit nuk do të ndikojë negativisht në eksportin e mallrave të Turqisë në Britani të Madhe dhe BE, deklaroi ministri turk i Doganave dhe Tregtisë, Bulent Tufenkci

Ayşe Hümeyra Atılgan  | 25.06.2016 - Përdıtësım : 26.06.2016
Brexit, nuk ndryshon eksporti i Turqisë në Britani

Ankara

ANKARA (AA) - Brexit nuk do të ndikojë negativisht në eksportin e mallrave të Turqisë në Britani të Madhe dhe Bashkimin Evropian (BE), deklaroi të shtunën ministri turk i Doganave dhe Tregtisë, Bulent Tufenkci, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një prononcim për AA, ministri Tufenkci tha se në lëmin e tregtisë, ajo që vlenë më së shumti është interesi i dyanshëm, duke nënvizuar se gjithmonë do të ketë një treg përderisa ka mallra cilësore me çmime konkurruese.

Duke nënvizuar se Bashkimi Evroopian nuk është i pazëvendësueshëm, Tufenkci shtoi se blloku do të duhet ti rishqyrtojë strategjitë dhe politikat e veta.

Ministri turk deklaroi se vendi i tij respekton vendimin e popullit në Britani.

Të enjten rreth 52 përqind e votuesve të regjistruar votuan për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın