Ekonomi

Buxhet "skandaloz" për avionë nga Greqia e zhytur në borxhe

"Nga ana financiare, të mendosh të blesh avionë F-35 është një skandal. Vendi nga ana financiare është në një gjendje të frikshme dhe këto avionë janë shumë të shtrenjtë"

Furkan Naci Top  | 16.02.2017 - Përdıtësım : 16.02.2017
Buxhet "skandaloz" për avionë nga Greqia e zhytur në borxhe

Athinë

ATHINË (AA) - Specialistët thonë se shuma prej 10 miliardë dollarësh e akorduar nga Athina zyrtare për modernizimin e flotës ajrore dhe blerjen e avionëve të rinj, mund të tronditë ekuilibrat e programit të daljes nga kriza financiare të Greqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos, për planet e modernizimit të avionëve F-16, mirëmbajtjen e sistemit ajror mbrojtës S-300 dhe porositjen e avionëve F-35 janë cilësuar si "skandaloze" dhe "të pamenduara" nga specialistët në vlerësimet e tyre për AA.

Sipas burimeve të Ministrisë greke të Mbrojtjes nëse i gjithë plani realizohet atëherë ai do të ketë një kosto prej 10 miliardë dollarësh për ekonominë greke. Vetëm mirëmbajtja e avionëve F-16 thuhet se do të kapë vlerat 1.2-1.7 miliardë dollarë.

Burimet pranë kësaj ministrie thonë se puna për mirëmbajtjen e avionëve F-16 ka nisur, ndërsa për modernizimin e tyre kompania përgjegjëse do të jetë kompania amerikane, Lockheed Martin.

Nga ana tjetër thuhet se letra e kërkesës për avionët e gjeneratës së 5-të, F-35 me tek motor i është dërguar Washington-it. Sipas burimeve thuhet se fillimisht parashikohet të merren 20 avionë F-35.

"Nga ana financiare, dëshira për blerjen e avionëve F-35 është një skandal".

Një nga pyetjet e ngritura është se si Greqia e cila ka 180 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, borxh, i cili kap vlerën e 315 miliardë eurove, si do të përballojë këtë shpenzim të një madhësie të tillë.

Zëvendësministri grek i Mbrojtjes, Dimitris Viças, në një program në një radio, tha se programi në fjalë do të jetë gati brenda 4-6 muajsh. Ai ka pretenduar se plani 10 vjeçar nuk do të ketë asnjë shpenzim jashtë parashikimeve.

Ndërsa As. Prof. Dr. Kostas Grivas, nga akademia ushtarake greke, thotë: "Nga ana financiare, të mendosh të blesh avionë F-35 është një skandal. Vendi nga ana financiare është në një gjendje të frikshme dhe këto avionë janë shumë të shtrenjtë. Ne po i marrim ato sepse i ka marrë Turqia më parë. Faktikisht nuk bëjmë gjë tjetër vetëm se po i falim para Lockheed Martin-it. Ndërsa ekonomisti Vangelis Agapitos, është shprehur se qeveria duhet të presë edhe pak për të bërë publike një gjë të tillë. "Të publikosh një gjë të tillë përpara përfundimit të procesit të rivlerësimit të paketës së shpëtimit, është diçka e pamenduar. Për shkak se hapat e qeverisë do të jenë në kundërshtim dhe të pabesueshëm, kreditorët mund të dyshojnë tek qeveria dhe si rrjedhojë mund të kërkojnë masa shtesë", vlerësoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın