Ekonomi

Çavuşoğlu në Pakistan: Vendet e OBE-së të pasura me burimet e energjisë

"Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik (OBE) ka një potencial të madh për t'u bërë një aktor i rëndësishëm rajonal"

Yusuf Hatip  | 28.02.2017 - Përdıtësım : 28.02.2017
Çavuşoğlu në Pakistan: Vendet e OBE-së të pasura me burimet e energjisë

Islamabad

ISLAMABAD (AA) - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, duke vënë në dukje se Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik (OBE) ka një potencial të madh për t'u bërë një aktor i rëndësishëm rajonal, ka theksuar se duhet të rriten përpjekjet për përdorimin e këtij potenciali, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim të mbajtur në takimin e këshillit të ministrave në Samitin e 13-të të OBE-së i cili zhvillohet në Pakistan, ministri Çavuşoğlu ka vënë në dukje se samiti po mbahet në një kohë kritike. Duke theksuar se së pari për rritjen e tregtisë mes vendeve rajonale duhet të vihet në zbatim Marrëveshja e Tregtisë e OBE-së (ECOTA), ai iu ka bërë thirrje të gjitha vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik që të zbatojnë përgjegjësitë për t'u përfshirë në ECOTA.

Ministri Çavuşoğlu, duke vënë në dukje se edhe integrimi i sistemeve të transportit rajonal dhe përdorimi efikas i korridorit tranzit janë çështje të rëndësishme, ai është shprehur se zbatimi në mënyrë efektive i Marrëveshjes së Transportit Tranzit (TTFA) dhe përfundimi i korridorit të transportit Islamabad-Teheran-Stamboll janë në mesin e përparësive.

Ndër të tjera shefi i diplomacisë turke ka rikujtuar se rajoni është i pasur nga pikëpamja e burimeve të energjisë dhe ka theksuar më tej se Turqia është e gatshme të mbështesë "transferimin e këtyre burimeve në tregjet ndërkombëtare."

Funksionimi i sektorit bujqësor ka rëndësi për sigurinë ushqimore ku dhe Qendra e Koordinimit Rajonal OBE (ECO-RCC) ka një rol të rëndësishëm në këtë çështje, është shprehur Çavuşoğlu.

Ndër të tjera Çavuşoğlu ka vlerësuar edhe potencialin e turizmit në rajon, duke shtuar se vendet e rajonit kanë bukuri natyrore, historinë e pasur dhe shumëllojshmëri kulturore. Ai ka theksuar se Turqia si një vend lider në turizëm është e gatshme të ndajë me vendet anëtare të OBE-së përvojat e saj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın