Ekonomi

Çmimi i naftës së papërpunuar zbret në 56 dollarë për fuçi

Javën që po lëmë pas, çmimi naftës Brent ka lëvizur mes 58.48 dhe 56.45 dollarë për fuçi, veçanërisht nga shkaku i tensioneve të krijuara në Irak

Hüseyin Erdoğan  | 20.10.2017 - Përdıtësım : 21.10.2017
Çmimi i naftës së papërpunuar zbret në 56 dollarë për fuçi

Ankara

ANKARA (AA) - Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar Brent ka shënuar një ulje të çmimit për 0.61 për qind duke rënë në 56.88 dollarë për një fuçi, ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) me një ulje prej 0.82 për qind, në 50.87 dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Javën që po lëmë pas, çmimi naftës Brent ka lëvizur mes 58.48 dhe 56.45 dollarë për fuçi, veçanërisht nga shkaku i tensioneve të krijuara në marrëdhëniet midis qeverisë qendrore të Irakut dhe Qeverisë Rajonale Kurde (QRK).

Të enjten, Ministria Irakiane e Naftës lëshoi një paralajmërim serioz për të gjitha vendet dhe kompanitë e naftës, që gjatë kontraktimit apo tregtisë me ndonjë autoritet në Irak patjetër të kërkojnë një pëlqim nga qeveria qendrore e Bagdadit dhe Ministria e Naftës.

Ndërkohë, sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së vendeve eksportuese të naftës (OPEC), Mohammad Barkindo, të enjten tha se lëvizja e madhe e kamion-cisternave që bartin naftë të papërpunuar dhe të përpunuar në rajon, ka krijuar kushte për një treg të balancuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın