Ekonomi

"Do të rrisim pritshëmritë e rritjes ekonomike të Turqisë"

"Banka Botërore së shpejti do të shpallë rishikimin e rritjes së pritshmërive të ekonomisë turke dhe ajo do të jetë e ngjashme me rishikimin e projeksionit të FMN-së, e cila është 5 ose 5.1 për qind", tha Zutt

Gülbin Yıldırım  | 18.10.2017 - Përdıtësım : 19.10.2017
"Do të rrisim pritshëmritë e rritjes ekonomike të Turqisë" Fotoreporter: Samuel Corum / AA

Washington

WASHINTON (AA) – Shefi i Zyrës së Bankës Botërore për Turqinë, Johanssen Zutt, njoftoi se Banka Botërore do të rishikojë dhe do të rris pritshmëritë e rritjes ekonomike të Turqisë në 5 ose 5.1 për qind, pasi të gjitha parametrat tregojnë se edhe në tremujorin e tretë do të ruhet ky trendi i fuqishëm pozitiv.

Pas takimit vjetor të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në New York, Zutt për Anadolu Agency (AA) se ekonomia turke me shpejtësi tejkalon tronditjet që ka përjetuar gjatë vitit të kaluar dhe se ka trend të qëndrueshëm të rritjes.

"Banka Botërore së shpejti do të shpallë rishikimin e rritjes së pritshmërive të ekonomisë turke dhe ajo do të jetë e ngjashme me rishikimin e projeksionit të FMN-së, e cila është 5 ose 5.1 për qind", tha Zutt.

Duke theksuar se shumë institucione ndërkombëtare janë surprizuar me rritjen e shpejtë dhe të qëndrueshme të ekonomisë të Turqisë, ai theksoi se politika e mirë financiare e qeverisë turke ka luajtur rol të rëndësishëm për këtë.

"Rritja ekonomike e Turqisë ra ndjeshëm pas përpjekjes për grusht shteti të vitit të kaluar, por qeveria me politikat e saj të mira ekonomike, duke shfrytëzuar burimet ekzistuese e stabilizoi. Në rritjen e shpejtë të ekonomisë turke, gjithashtu kanë kontribuar edhe kushtet e favorshme të jashtme, duke pasur parasysh imazhin pozitiv të rritjes ekonomike në Evropë. Mendoj se këto janë arsyet kryesore për konsolidimin e shpejtë dhe hovin e ekonomisë turke, gjë që ka befasuar shumë të tjerë, madje edhe Bankën Botërore", tha Zutt.

Duke vënë në dukje se Banka Botërore pret që ekonomia turke të rritet mes 3.5 dhe 4 për qind vitin e ardhshëm, Zutt tha se parashikimet e qeverisë turke për të arritur rritjen prej 5.5 për qind në tre vitet e ardhshme janë mjaft e realizueshme.

Përfaqësuesi i Bankës Botërore për Turqinë gjithashtu theksoi se Turqia duhet të vazhdojë të zbatojë reformat strukturore për të arritur një zhvillim të shpejtë dhe të qëndrueshëm. Ai shtoi se në radhë të parë mendon për forcimin e tregut të punës, kapitalit, shpenzimeve publike, arsimit dhe sektorëve të tjerë.

Ai gjithashtu nënvizoi nevojën e futjes së teknologjive të reja në prodhimin turk dhe shtoi se rreziku i veçantë është se Turqia ka një dallim të madh midis kursimeve dhe investimeve. "Ka një dallim të madh në volumin e kursimeve dhe investimeve në Turqi. Dobësia më e madhe e ekonomisë është varësia nga flukset e kapitalit të huaj", tha Zutt.

Duke iu referuar edhe situatës së turizmit turk, ai tha se pas një serie sulmesh terroriste dhe tensioneve politike, ka pasur një rënie të dukshme të numrit të turistëve në vend.

"Sektori i turizmit është i rëndësishëm për ekonominë, por unë mendoj se ai kurrë më nuk do të ketë kontributin e mëparshëm. Mesatarisht, shohim se turistët shpenzojnë shumë më pak sot se sa më parë. Prandaj edhe nëse arrihet të kthehet numri i turistëve nga periudha para vitit 2014, kjo nuk nënkupton se do të kthehet edhe kontributi i mëparshëm në ekonomi", tha Zutt. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın