Ekonomi

Grupi francez PSA bleu nga GM kompaninë Opel

GM njoftoi se për 2.2 miliardë euro i ka shitur kompaninë Opel grupit francez PSA, në pronë të së cilës janë brendet Peugeot, Citroen dhe DS

Can Erözden  | 06.03.2017 - Përdıtësım : 06.03.2017
Grupi francez PSA bleu nga GM kompaninë Opel

Frankfurt

FRANKFURT (AA) – Krerët e grupit francez Peugeot Societe Anonyme (PSA) arritën marrëveshje me grupacionin General Motors (GM) për blerjen e kompanisë Opel, që do të sjellë deri te ndryshimet e konsiderueshme në industrinë automobilistike, transmeton Anadolu Agency (AA).

GM njoftoi se për 2.2 miliardë euro i ka shitur kompaninë Opel grupit francez PSA, në pronë të së cilës janë brendet Peugeot, Citroen dhe DS. PSA në këtë mënyrë do të bëhet pronar edhe i Opel-it gjerman, por edhe i Vauxhall-it britanik, i cili është në pronë të Opel-it.

Grupi francez PSA në këtë mënyrë ka tejkaluar kompaninë konkurrente Renault dhe u bë grupacioni më i madh i dytë i autoindustrisë në Evropë.

Vendin e parë edhe më tej e mban Volkswagen. “Jemi krenar se kemi bashkuar forcat me Opelin dhe Vauxhalin dhe u zotuam se edhe më tej do të punojmë në zhvillimin e këtyre brendeve”, deklaroi njeriu i parë i PSA-së, Carlos Tavares.

Qeveria franceze është pronare e 14 për qind të aksioneve të grupit PSA, ndërsa deri tani Qeveria nuk është prononcuar mbi blerjen e Opel-it. Mediat gjermane shkruajnë se ndryshimi i strukturës pronësore është zgjedhje logjike meqë Opel-i si anëtar i grupit General Motors gjatë 17 viteve të kaluara shënoi rezultate negative të punës dhe nuk realizoi përcaktimet e vendosura.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın