Ekonomi, BALLKANI

Hapet në Tiranë Panairi i Punës 2017

Dhjetëra kompani të ndryshme që veprojnë në Shqipëri në këtë panair do të shpalosin ofertën e tyre për punësim dhe investimet e tyre për 3 ditë me radhë në Pallatin e Kongreseve

Fatjon Cuka  | 29.03.2017 - Përdıtësım : 30.03.2017
Hapet në Tiranë Panairi i Punës 2017 ( Olsi Shehu/AA )

Tiranë

TIRANË (AA) - Në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë është hapur sot Panairi i Punës 2017, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 31 mars, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e hapjes së panairit ishte e pranishme edhe ministrja e Mirëqenës Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, e cila gjatë fjalës përshëndetëse u shpreh se ky panair sot është një burim i rëndësishëm informacioni për të kuptuar se çfarë ndodh në tregun e punës, sipas saj, duke kombinuar gjithë faktorët dhe aktorë e tregut të punës.

"Prej tre vitesh Panairi i Punës ka krijuar një histori suksesi, me të rinj që kualifikohen me dëshirë për të qenë pjesë e tregut të punës, me profesionistë të shkollave profesionale, që me shumë përkushtim po i japin një emër gjithnjë e më të mirë tregut. Prandaj të gjithë, pushtet qendror, pushteti lokal, universitetet, shoqëria civile, organizatat dhe kompanitë duhet të funksionojnë të gjitha si organe të një organizimi të vetëm që duhet t'i shërbejmë njëri-tjetrit në mënyrë që të sigurohet forca e duhur e punës dhe puna e përshtatshme për të gjithë", u shpreh Xhaçka. 

Dhjetëra kompani të ndryshme që veprojnë në Shqipëri në këtë panair që organizohet nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, do të shpalosin ofertën e tyre për punësim dhe investimet e tyre për 3 ditë me radhë në Pallatin e Kongreseve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın