Ekonomi

Hapet Panairi i përgjithshëm ndërkombëtar "Prishtina 2017"

Ky organizim vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme ekonomike në Kosovë me pjesëmarrjen e 150 kompanive nga Kosova, rajoni dhe bota

Figen Shaban  | 19.04.2017 - Përdıtësım : 20.04.2017
Hapet Panairi i përgjithshëm ndërkombëtar "Prishtina 2017" Fotoreporter: Erkin Keçi/AA

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës sot organizoi Panairin e 18-të të Përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2017" në Qendrën e Panaireve, fshati Shkabaj në magjistralën Prishtinë – Mitrovicë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky organizim i cili këtë vitë mbahet nga data 19 prill deri më 22 prill 2017, vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme ekonomike në Kosovë me pjesëmarrjen e 150 bizneseve nga Kosova, rajoni dhe Evropa.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu në fjalimin e tij gjatë hapjes së panairit tha se sot po dëshmohet zëri i fuqisë ekonomike me pjesëmarrjen e 150 kompanive nga rajoni dhe bota. Ai theksoi se me këtë pjesëmarrje të gjerë dëshmohet vullneti i ndërrmarrësisë kosovare përkundër dominimit të axhendës politike në zhvillimin ekonomik.

Ai po ashtu nënvizoi rëndësinë e këtij panairi në aspektet integruese dhe promovuese të ekonomisë kosovare dhe tha se së shpejti me ligje të reja si ai për tregti të brendshme dhe ligji për anti-dumping do të mbyllet një cikël i lehtësimeve e të bërit biznes në Kosovë.

“Dua të apeloj nga ky podium në ëmër të komunitetit të biznesit që kjo marrëveshje (MSA) ta ketë substancën e vet, të punohet më tepër në liberalizim. Një marrëveshje e tillë pa liberalizim dhe mundësi të lëvizjës së komunitetit të biznesit vendor i përngjan një shtëpie shumë të bukur të ndërtuar po pa derë hyrëse dhe dalëse”, tha Gërxhaliu.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri duke theksuar se gjithmonë pas luftërave njerëzit e biznesit e kanë zhvilluar vendin ftoi të gjithë investitorët të investojnë në Mitrovicë.

“Këta njerëz të mrekullueshëm këtu nga diaspora por edhe brenda Kosovës nuk e gjejnë vendin e duhur këtu, nuk kanë privilegje prandaj i ftoj institucionet e Kosovës që t'u ndihmojnë njerëzve të biznesit sepse ata dinë të krijojnë vende të punës dhe zhvillim ekonomik”, tha Bahtiri. 

Kurse, Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert gjatë fjalës së tij tha se Kosova ka një potencial të madh me kompanitë e saj dhe ofron mundësi të mëdha për investitorët e huaj. 

“Duhet të bëhen shumë gjëra për ta zhvilluar ambientin e të bërit biznes në Kosovë. Stabilizimi i kornizës legale dhe fiskale ka rëndësi kyçe jo vetëm për kompanitë kosovare por edhe për investitorët ndërkombëtarë. Po ashtu duhet të forcohet edhe klima ekonomike me ndihmën jo vetëm të Francës por edhe të shteteve tjera në mbarë botën”, tha ambasadori Chabert.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.