Ekonomi

Hyundai dhe Kia do të tërheqin mbi 500 mijë automjete

I gjithë operacioni i tërheqjes, përfshin mbi 390 mijë automjete Hyundai Elantra të prodhuara në vitet 2013 dhe 2014, si dhe 134 mijë automjete Kia Forte nga vitet 2012-2014

Ekip  | 13.12.2017 - Përdıtësım : 14.12.2017
Hyundai dhe Kia do të tërheqin mbi 500 mijë automjete

Detroit

DETROIT (AA) – Hyundai dhe Kia do të tërheqin mbi gjysmë milion automjete, të shitura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), meqë ekziston një rrezik që dritat e stopit të mos ndalen pas lëshimit të këmbës nga frenat, transmeton Anadolu Agency (AA). 

I gjithë operacioni i tërheqjes, përfshin mbi 390 mijë automjete Hyundai Elantra të prodhuara në vitet 2013 dhe 2014, si dhe 134 mijë automjete Kia Forte nga vitet 2012-2014. 

Në dokumentet të cilat dy kompanitë ia kanë dorëzuar qeverisë, theksohet se mbyllësi polimerik i mbajtësit të pedalit dhe ndërprerësi i dritave mund të prishen, që bën ndërprerësin të mbetet i ndezur. 

Kjo mund të bëjë që dritat e stopit të qëndrojnë të ndezura pa prekur fare pedalin e frenave, madje edhe në situatë kur automjeti është në lëvizje. Asnjëra nga kompanitë në fjalë nuk ka bërë të ditur nëse ky defekt ka shkaktuar ndonjë aksident rrugor dhe dëme materiale.

Shitësit e kompanive Hyundai dhe Kia do të bëjnë zëvendësimin e pedalit të automjeteve. Tërheqja e modeleve të Kia-s fillon më 30 janar, ndërsa e atyre të Hyundai-t më 8 shkurt 2018. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın