Ekonomi

Kinë, niveli i papunësisë bie në afro 4 për qind

Ministri Yin gjatë fjalimit të tij në konferencën për media tha se gjatë viteve 2012-2017 janë punësuar 63 milionë e 240 persona

Fuat Kabakçı  | 22.10.2017 - Përdıtësım : 23.10.2017
Kinë, niveli i papunësisë bie në afro 4 për qind

Pekin

PEKIN (AA) – Ministri i Burimeve Njerëzore dhe të Sigurisë Sociale të Kinës, Yin Veimin tha se papunësia në vend ka rënë në shkallën prej 3.95 për qind, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Yin gjatë fjalimit të tij në konferencën për media të organizuar në Qendrën Mediale në Pekin, në kuadër të Kongresit Kombëtar të 19-të të Partisë Komuniste të Kinës, tha se gjatë viteve 2012-2017 janë punësuar 63 milionë e 240 persona.

Sipas tij, në periudhën janar-shtator të këtij viti janë punësuar 10 milionë e 970 mijë persona. Ministri Yin theksoi se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka një rritje prej 300 mijë personave të punësuar.

Yin po ashtu u shpreh se shkalla e papunësisë duke filluar nga fundi i muajit shtator ka rënë në 3.95 për qind.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın