Ekonomi

Mali i Zi, paga mesatare në prill 499 euro

Paga mesatare bruto në muajin prill arriti në 751 euro

Adel Ömeragiç  | 30.05.2016 - Përdıtësım : 31.05.2016
Mali i Zi, paga mesatare në prill 499 euro

Podgoricë

PODGORICË (AA) - Paga mesatare pa taksa dhe kontribute në Mal të Zi në prill, sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare (MONSTAT), arriti në 499 euro dhe ishte për 2.3 përqind më e lartë se në muajin mars, raporton Anadolu Agency (AA).

Paga mesatare pa taksa dhe kontribute në prill, në krahasim me muajin e njëjtë vitin e kaluar, u rrit me 4.4 përqind, ndërsa në krahasim me fitimin mesatar neto të vitit të kaluar ishte 4 përqind më e lartë, në bazë të statistikave.

"Duke pasur parasysh se çmimet e konsumit në muajin prill në krahasim me muajin mars u rritën me 0.4 përqind, del se fitimi neto real në të njëjtën periudhë u rrit me 1.8 përqind", thuhet në njoftimin e MONSTAT.

Paga mesatare bruto në muajin prill arriti në 751 euro.

Të ardhurat mesatare pa taksa dhe kontribute, në muajin prill në krahasim me muajin mars shënuan një rritje në sektorët e aktiviteteve të furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 6.4 përqind, pasuritë e patundshme 5.9 përqind, mbrojtje shëndetësore dhe sociale 4.5 përqind, industria e përpunimit 4.1 përqind, miniera dhe gurore 4 përqind, transport dhe magazinim 2.8 përqind, tregti me shumicë dhe pakicë 2.1 përqind, aktivitetet e shërbimit administrativ dhe mbështetje 1.9 përqind.

Rënia është shënuar në sektorët e ndërtimit me 2.4 përqind, veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike 0.5 përqind dhe arsim me 0.4 përqind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın