Ekonomi

Neto fitimi i Volkswagen-it bie për 19 përqind

Kompania gjermane, është përballur me rënie të shitjes në Rusi dhe Brazil, vende që gjenden në krizë financiare

Ekip  | 31.05.2016 - Përdıtësım : 31.05.2016
Neto fitimi i Volkswagen-it bie për 19 përqind

Frankfurt

FRANKFURT (AA) – Kompania e “Volkswagen”-it ka përjetuar rënie të neto fitimit për 19 përqind në kuartalin e parë të këtij viti, derisa tenton të përballet me skandalin lidhur me automjetet me motor dizel të cilat ishin të pajisura të mashtrojnë me testet e emisioneve, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompania gjermane, po ashtu, është përballur me rënie të shitjes në Rusi dhe Brazil, vende që gjenden në krizë financiare. Fitimi për periudhën janar-mars ka rënë në 2.37 miliardë euro nga 2.93 miliardë euro në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Të ardhurat kanë rënë për 3.4 përqind në 50.96 miliardë euro. Fitimi dhe marzha e fitimit kanë rënë edhe për brendet luksoze Audi, që është një nga më përfituesit në kompani. Fitmi operativ është ulur në 1.3 miliardë euro nga 1.4 aq sa ishte vitin e kaluar.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın