Ekonomi

Rritje e vogël e çmimit global të naftës së papërpunuar

Marka Brent ka arritur në 47.05 dollarë për një fuçi, ndërkohë që marka amerikane e naftës së papërpunuar WTI ka mbërritur në 44.55 dollarë

Zeynep Beyza Kılıç  | 10.07.2017 - Përdıtësım : 11.07.2017
Rritje e vogël e çmimit global të naftës së papërpunuar

Ankara

ANKARA (AA) - Çmimi global i naftës së papërpunuar ka shënuar një rritje të vogël të hënën, me brendin ndërkombëtar Brent, çmimi i të cilit është rritur për 0.73 për qind, më konkretisht në 47.05 dollarë për një fuçi, ndërkohë që çmimi i markës amerikane të naftës së papërpunuar WTI është rritur për 0.72 për qind, duke mbërritur në 44.55 dollarë për një fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).

Rritja e çmimit të naftës mbetet e kufizuar pasi të dhënat treguan për një rritje të prodhimit të naftës në SHBA, gjë që pjesërisht kompensoi përpjekjet e Organizatës së Eksportuesve të Naftës (OPEC) për të ulur prodhimin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın