Ekonomi

SHBA, Trump nuk do të pezullojë marrëveshjen e NAFTA-s

Është privilegj të sjellim NAFTA-n deri në fazën në të cilën do ta përmirësojmë përmes negociatave"

Michael Hernandez  | 27.04.2017 - Përdıtësım : 27.04.2017
SHBA, Trump nuk do të pezullojë marrëveshjen e NAFTA-s Fotoreporter: Samuel Corum/AA

Washington

WASHINGTON (AA) – Presidenti amerikan, Donald Trump, të mërkurën në mbrëmje u ka thënë homologëve të tij meksikan dhe kanadez se nuk do të tërheq njëanshëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja e përbashkët tregtare, por do të përtërijë negociatat për Marrëveshjen e Amerikës Veriore për Tregti të Lirë (NAFTA), raporton Anadolu Agency (AA).

Trump thirri presidentin meksikan Enrique Penu Nieta dhe kryeministrin kanadez Justin Trudeau, dhe në bisedimet të cilat Shtëpia e Bardhë i përshkroi si “të këndshme dhe produktive”, liderët u pajtuan që sa më parë të vazhdojnë negociatat në pajtim me kërkesat e brendshme nacionale.

“Është privilegj të sjellim NAFTA-n deri në fazën në të cilën do ta përmirësojmë përmes negociatave. Është nder që u dakordova me presidentin Nieto dhe kryeministrin Trudeau dhe besoj se rezultati përfundimtar do të bëjë të tre vendet më të fuqishme dhe më të mira”, tha Trump, theksohet në njoftim.

Presidenti amerikan një kohë të gjatë ka sulmuar NAFTA-n, duke premtuar gjatë fushatës rinegociata ose tërheqjen e SHBA-ve nga pakti ekonomik rajonal. Në një moment Trump shkoi aq larg saqë NAFTA-n e quajti marrëveshjen më të keqe tregtare në historinë e SHBA-ve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın