Ekonomi

"Tregtia midis vendeve të D-8-ës vazhdon të rritet"

"Është sigurisht e mundur që vëllimi ynë tregtar të rritet në 500 miliardë dollarë, kur dihet se madhësia e përgjithshme ekonomike është 3,7 trilionë dollarë dhe popullsia e përgjithshme e anëtarëve 1,1 miliard", tha Özlü

Felix Nkambeh Tih  | 16.11.2017 - Përdıtësım : 17.11.2017
"Tregtia midis vendeve të D-8-ës vazhdon të rritet" Fotoreporter: Mehtap Yılmaz / AA

Abuxha

ABUXHA (AA) - Ministri turk i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Faruk Özlü, të enjten tha se tregtia midis vendeve të D-8-ës ka arritur rreth 100 miliardë dollarë dhe vazhdon të përmirësohet, raporton Anadolu Agency (AA).

"Është sigurisht e mundur që vëllimi ynë tregtar të rritet në 500 miliardë dollarë, kur dihet se madhësia e përgjithshme ekonomike është 3,7 trilionë dollarë dhe popullsia e përgjithshme e anëtarëve 1,1 miliard", tha Özlü në takimin ministror të D-8-ës në Abuxha.

Ministri turk tha se ''Vëllimi i brendshëm tregtar midis vendeve të D-8-ës është rreth 100 miliardë dollarë. Norma mesatare vjetore e rritjes së vendeve të D-8-ës vazhdon të jetë rreth pesë për qind, që është një mesatare për shumë vende perëndimore."

Duke theksuar se vendet anëtare kanë potencial të gjerë ekonomik në disa fusha, përfshirë industrializimin, bujqësinë, turizmin, transportin dhe energjinë, Özlü theksoi se ky potencial duhet të vihet në lëvizje dhe të shndërrohet në avantazh.

Ai shtoi se niveli i pjesëmarrjes në takimet e vendeve të D-8-ës duhet të rritet dhe se në të duhet përfshirë organizatat e sektorit privat.

Ndryshe, Organizata D-8 për Bashkëpunim Ekonomik u themelua më 15 qershor të vitit 1997 me iniciativë të liderit të ndjerë turk, Necmettin Erbakan. Ajo kishte për qëllim zhvillimin e bashkëpunimit dhe pasurimin e marrëdhënieve ekonomike dhe sociale mes Turqisë, Iranit, Pakistanit, Bangladeshit, Malajzisë, Indonezisë, Egjiptit dhe Nigerisë.

Sot, D-8 ka një PBB të kombinuar prej 3,7 trilionë dollarësh dhe përfshin më shumë se një miliard njerëz, konkretisht rreth 15 për qind të popullsisë së botës.

Dy nga anëtarët e saj, Turqia dhe Indonezia, bëjnë pjesë në mesin e 20 ekonomive më të mëdha në botë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın