Turqia, Ekonomi

Turqi, rritet indeksi i besimit të konsumatorit

Indeksi i besimit të konsumatorit në Turqi, në krahasim me muajin e kaluar është rritur me 11.1 për qind gjatë muajit janar

Mustafa Çalkaya  | 23.01.2018 - Përdıtësım : 23.01.2018
Turqi, rritet indeksi i besimit të konsumatorit

Ankara

ANKARA (AA) - Indeksi i besimit të konsumatorit në Turqi, në krahasim me muajin e kaluar është rritur me 11.1 për qind gjatë muajit janar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Enti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi indeksin e besimit të konsumatorit për muajin janar.

Përllogaritur në bazë të sondazheve të përbashkëta të TUIK-ut dhe Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë, indeksi i besimit të konsumatorit ka shënuar një rritje me 11.1 për qind gjatë janarit, për të arritur në 72.3 për qind, nga 65.1 për qind sa ishte në muajin dhjetor.

Ndërsa pritja në lidhje me gjendjen e përgjithshme ekonomike këtë periudhë është rritur për 9.7 për qind dhe nga 87.5 për qind ka arritur në 96.1 për qind. Rritja në fjalë tregon rritjen e numrit të konsumatorëve të cilët kanë pritje se gjendja ekonomike e përgjithshme në periudhën e ardhshme 12 mujore do të jetë më e mirë në krahasim me muajin e kaluar.

Poashtu edhe indeksi i pritshmërisë së numrit të papunësisë në periudhën në fjalë është rritur me 7.7 për qind dhe në muajin janar ka arritur në 76 për qind. Rritja ka ardhur si rezultat i rritjes së numrit të qytetarëve, që besojnë se do të ketë ulje të numrit të papunëve gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın