Ekonomi

Turqia dhe Serbia marrëveshje të re në fushën e bujqësisë

Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim nxitjen e eksportit të vajit dhe lulediellit, frutave dhe perimeve mes dy vendeve, si dhe rritjen e tregtisë dypalëshe në 1 miliardë dollarë

Talha Öztürk  | 22.08.2017 - Përdıtësım : 23.08.2017
Turqia dhe Serbia marrëveshje të re në fushën e bujqësisë Fotoreporter: Mustafa Öztürk / AA

Beograd

BEOGRAD (AA) – Turqia dhe Serbia nënshkruan marrëveshje tregtare në fushën e bujqësisë, e para që nga viti 2011. Marrëveshja u nënshkrua në Beograd nga ministri turk i Ushqimit, Bujqësisë dhe Bagëtisë, Ahmet Eşref Fakıbaba dhe ministri serb i Bujqësisë, Branislav Nedimoviç, raporton Anadolu Agency (AA).

Fakıbaba dhe homologu i tij serb u takuan në Beograd për të diskutuar mënyrat për përmirësimin e importit dhe eksportit mes dy vendeve. Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim nxitjen e eksportit të vajit dhe lulediellit, frutave dhe perimeve mes dy vendeve, si dhe rritjen e tregtisë dypalëshe në 1 miliardë dollarë.

Ahmet Eşref Fakıbaba, në konferencën e përbashkët për media të mbajtur pas ceremonisë së nënshkrimit, tha se Serbia ka pasur një rol vendimtar për paqen dhe stabilietin e rajonit të Ballkanit. “Ne i japim rëndësi të madhe përmirësimit të marrëdhënieve tona në çdo fushë, veçanërisht në ekonomi’, u shpreh ai.

Fakıbaba u kërkoi biznesmenëve turq të rrisin investimet në Serbi, si dhe shtoi se Serbia do t’u ofrojë atyre stimuj. “Serbia është shumë e rëndësishme për ne, Serbia është miku ynë i madh. Ne duhet të bëjmë përpjekje pak më të madhe për të arritur volumin tregtar 1 miliardë dollarësh, synim i yni i përbashkët”, theksoi Fakıbaba.

Ministri turk tha se nëse Beogradi i lejon një zonë të lirë Ankarasë, ajo mund të hyjë në tregjet në Rusi dhe BE, me të cilat ka marrëveshje të tregtisë së lirë, ndërsa në këmbim, shtoi ai, “Turqia mund të hapë tregun e saj për Serbinë”.

Nga ana tjetër, Branislav Nedimoviç tha se gjatë bisedimeve me homologun e tij, ata ishin përqendruar në disa çështje kryesore, azhurnimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, duke krijuar kuota të reja për produkte të ndryshme bujqësore dhe investime në sektorin e blegtorisë dhe frutave.

Nedimoviç, në vijim tha se ata janë ta hapur për investitorët turq dhe se Turqia për ata mund të jetë një “gur kilometrik” në Lindjen e Mesme dhe në tregjet aziatike. Ai po ashtu vlerësoi marrëveshjen e tregtisë së lirë të nënshkruar tetë vjet më parë mes dy vendeve, e cila siç tha ai, kishte bërë një rritje të pesëfishtë në tregtinë në sektorin e bujqësisë.

Ministri serb shtoi se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gëzuan marrëdhënie të mira, gjë që e bëri më të lehtë që të dy vendet të punojnë së bashku.

Më herët, ministrat e të dy vendeve morën pjesë në Forumin e Biznesit Bujqësor Turqi-Serbi, i cili u organizua nga huadhënësi i Turqisë, Halkbank.

Në Serbi ka 75 investime private turke në sektorin e tekstileve, ushqimeve dhe ndërtimtarisë, duke arritur në një shumë prej rreth 110 milion dollarë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.