Turqia

Yıldırım: Me referendumin jokushtetues kriza në rajon ka arritur kulmin

"Barzanin e nxisin dhe inkurajojnë disa qarqe, por ai nuk duhet të harrojë se këto qarqe që do t'ia kthejnë shpinën nëse diçka nuk shkon sipas planit të tyre. Ai do të duhet të kthehet përsëri te ne", tha Yıldırım

Özcan Yıldırım  | 25.09.2017 - Përdıtësım : 26.09.2017
 Yıldırım: Me referendumin jokushtetues kriza në rajon ka arritur kulmin

Ankara

ANKARA (AA) - Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, sot deklaroi se për shkak të referendumit të paligjshëm në veri të Irakut kriza në rajon ka arritur kulmin dhe se kjo është fillim i një procesi që do të sjellë ngjarje shqetësuese, raporton Anadolu Agency (AA).

"Shpresojmë se nuk do të ballafaqohemi me situata të tilla por mbajtja e referendumit jokushtetues në kundërshtim me gjithë botën paraqet një lloj përgatitje për përleshje të nxehta. Çmimin për këtë do ta paguajnë civilët e atjeshëm. Në atë kontekst drejtpërdrejt do të komunikojmë me autoritetet qendrore në Irak dhe në atë mënyrë do të marrim vendime të duhura", tha Yıldırım në një transmetim të drejtpërdrejt televiziv.

Duke folur në lidhje me sanksionet në veri të Iraku, ai tha se një ekip i formuar nga ministritë përkatëse po punon për detajet e saj dhe pa u bërë shumë vonë do të ndërmarrin hapat e nevojshëm.

"Do t'i ndërmarrin hapat tonë sikurse për hapësirën ajrore ashtu edhe për atë se si do të menaxhohen pikat kufitare. Ne kemi vështirësi këtu, njëra prej tyre është që pikat kufitare atje në të vërtetë tani ndodhen nën menaxhimin e Peshmergëve. Iraku kërkoi nga ata që ti dorëzojnë pikat kufitare. A do ta bëjnë dorëzimin e tyre apo jo, çfarë zhvillime do të ketë, ne duhet ta ndjekim këtë situatë. Për këtë arsye ne duhet ta zhvillojmë këtë proces në dialog më të ngushtë me Bagdadin", tha Yıldırım. 

Kryeministri turk tha se askush nuk mund të presë që Turqia të jetë pasive nëse ndaj turkmenëve në Irak ndërmerret ndonjë sulm.

"Barzanin e nxisin dhe inkurajojnë disa qarqe, por ai nuk duhet të harrojë se këto qarqe që do t'ia kthejnë shpinën nëse diçka nuk shkon sipas planit të tyre. Ai do të duhet të kthehet përsëri te ne", tha Yıldırım.

Duke theksuar se Turqia nuk do të hyjë në çdo luftë, Yıldırım shpjegoi se vetëm në bazë të autoritetit dhe ligjit ndërkombëtar ajo do të ndërhyjë jashtë kufijve kur ka kërcënim për sigurinë e saj kombëtare.

"Qytetarët tanë mund të jenë të qetë, sepse nuk do të luftojmë. Le të mos krijojmë një atmosferë të tillë, sepse ka të bëjë me operacione të mundshme me vend dhe qëllim të saktë", deklaroi Yildirim.

Ndryshe, votuesit në zonat e kontrolluara nga qeveria rajonale kurde, përfshirë zonat e kontestuara midis Bagdadit dhe Erbilit, filluan votimin e tyre të hënën në referendumin për shkëputje nga Iraku.

Kryetari i qeverisë rajonale kurde në veri të Irakut, Mesut Barzani, shpalli mbajtjen e referendumit për pavarësi për më 25 shtator të vitit 2017, pas një mbledhjeje të zhvilluar me partitë politike më 7 qershor.

Pas shpalljes së referendumit, kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, deklaroi se referendumi "shkel kushtetutën dhe nuk do ta njohin rezultatin e tij".

Edhe Turqia, Irani, SHBA-të dhe OKB-ja e kanë kundërshtuar referendumin, duke thënë se kjo do ta shpërqendrojë luftën kundër organizatës terroriste DEASH dhe do ta destabilizojë më tej rajonin.

Ndërkaq, Barzani ka thënë se vota "Po" nuk do të rezultojë në shpallje automatike të pavarësisë, por thjesht do të çojë në negociata të mëtejshme me Bagdadin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın