Turqia

Akar para operacionit "Dega e Ullirit" ka biseduar me homologët rus dhe amerikan

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjenerali Hulusi Akar para operacionit "Dega e Ullirit", të nisur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) kundër objektivave terroriste në Afrin, ka biseduar me homologët e tij amerikan dhe rus

Sarp Özer  | 20.01.2018 - Përdıtësım : 20.01.2018
Akar para operacionit "Dega e Ullirit" ka biseduar me homologët rus dhe amerikan

Ankara

ANKARA (AA) – Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjenerali Hulusi Akar para operacionit "Dega e Ullirit", të nisur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) kundër objektivave terroriste në Afrin, ka biseduar me homologët e tij amerikan dhe rus, raporton Anadolu Agency (AA).

Në rajonin veri-perëndimor të Sirisë në Afrin, TSK duke filluar nga 17.00 ka filluar operacionin "Dega e Ullirit”, për neutralizimin e terroristëve anëtarë të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it dhe për shpëtimin e popullit mik dhe vëllazëror të rajonit nga presionet dhe persekutimet e këtyre.

Sipas informacioneve të marra, Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke Akar, para operacionit ka zhvilluar nga një bisedë telefonike me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-ve Joseph Dunford dhe të atij të Rusisë, Valerij Gerasimov.






Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.