Turqia

"Bashkëpunimi i SHBA-ve me PYD/YPG-në është lojë me zjarrin"

Zëvendës-kryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë së Turqisë, Bekir Bozdağ, e ka cilësuar si "lojë me zjarrin" planin e SHBA-ve për formimin e ushtrisë së udhëhequr nga PKK/PYD

Merve Yıldızalp  | 15.01.2018 - Përdıtësım : 15.01.2018
"Bashkëpunimi i SHBA-ve me PYD/YPG-në është lojë me zjarrin"

Ankara

ANKARA (AA) - Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë së Turqisë, Bekir Bozdağ, tha se bashkëpunimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) me organizatën terroriste PKK/PYD/YPG në Siri në luftën kundër organizatës terroriste DEASH është lojë me zjarrin, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Bashkëpunimi i SHBA-ve me krahun e organizatës terroriste PKK në Siri, PYD/ YPG, për luftën kundër organizatës terroriste DEASH, në vend se të bashkpunojnë me Turqinë, mbështetja e ofruar me mijëra maunë me armë, si dhe tani themelimi i të ashtuquajturës ushtri kundër terrorizmit nën petkun e 'Forcave të Sigurisë Kufitare të Sirisë’ është lojë me zjarrin”, është shprehur Bozdağ në rrjetin social Twitter.

“Mbështetjet e ofruara deri më tani nga SHBA-të për PYD/YPG-në, krahun e organizatës terroriste PKK në Siri, me arsyetim të luftës kundër organizatës terroriste DEASH si dhe hapat të cilat i ka shpalosur se do t’i ndërmarrë tutje, nuk i përshtaten as miqësisë, as aleancës, as partneritetit model e as partneritetit strategjik”, ka shtuar Bozdağ.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın