Turqia

Erdoğan: Nuk do të qëndrojmë të heshtur ndaj një grushti të armiqve

Presidenti i Turqisë, Erdoğan në Kongresin e gjashtë të zakonshëm të AK Partisë në qytetin turk Bayburt tha se "nuk do të qëndrojmë të heshtur ndaj një grushti të armiqve"

Mehmet Tosun  | 19.11.2017 - Përdıtësım : 19.11.2017
Erdoğan: Nuk do të qëndrojmë të heshtur ndaj një grushti të armiqve

Bayburt

BAYBURT (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në Kongresin e gjashtë të zakonshëm të AK Partisë në qytetin turk Bayburt tha se "nuk do të qëndrojmë të heshtur ndaj një grushti të armiqve", raporton Anadolu Agency (AA).

“Tanimë nuk ka një Turqi, e cila ishte garnizon për disa organizata të caktuara ndërkombëtare. Ata të cilët na krahasojnë neve me Turqinë e viteve 1980, 1990 sigurisht se do të kuptojnë që janë brenda një mashtrimi shumë të madh”, tha Erdoğan.

Presidenti Erdoğan tha se “Nuk do të qëndrojmë të heshtur që një grusht i armiqve të popullit, të cilët kanë zënë skajet e gazetave, kanë vënë hipotekë në ekranet televizive dhe kanë marrë peng botën kulturore dhe artistike, t'i shfrytëzojnë vlerat e përbashkëta të shtetit tonë".

Duke theksuar se “Ka ardhur fundi i ditëve kur keni bërë armiqësi ndaj vlerave të përbashkëta të shtetit tonë, demokracisë, populit, ezanit dhe flamurit”, Erdoğan tha se “Ka përfunduar edhe periudha e rrjeteve tradhtare si sharlatani në Pensilvani, i cili ofron municionet e nevojshme për këta”.

Erdoğan, fjalimin e tij vazhdoi duke thënë se “Ata të cilët sulmet ndaj nesh i pritën me një gëzim, të cilin nuk arrinin ta fshehnin, mendoj se kur në këtë çështje u përfshi edhe Ataturku, arritën ta kuptojnë të vërtetën e kësaj çështjeje. Unë i shoh si pozitive deklaratat e bëra në këtë aspekt”.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.