Turqia

Erdoğan: Sistemin po e sjellim për t'i hapur vendit rrugën përpara

"Evropianët me qëndrimet e tyre që kanë treguar fillimisht në çështjen e Sirisë dhe më pas në çështjen e 16 prillit kanë grisur maskat e tyre me duart e tyre", tha Erdoğan

Aynur Ekiz, Sarp Özer  | 21.03.2017 - Përdıtësım : 21.03.2017
Erdoğan: Sistemin po e sjellim për t'i hapur vendit rrugën përpara

Ankara

ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, ka mbajtur një fjalim në programin e organizuar në Ankara me temë "Pyje për njeriun, pyje për ekonominë", raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi ka vënë në dukje se ditë më parë janë bërë deklarata se ‘presidenti do të mund të mbyllë të gjitha restorantet‘ presidenti Erdoğan, ka thënë: "Edhe gënjeshtra, pallavrat kanë një kufi. Këto nuk kanë frena në gënjeshtra. Unë tani jam në pritje se kur do t'u vijë radha bojaxhinjve të këpucëve, atyre që shesin simite, apo fara luledielli. Ne sistemin presidencial nuk po e sjellim për të mbyllur ndonjë vend por për t'i hapur vendit rrugën përpara".

"Nga populli im kam një kërkesë e cila është që të mos i kushtojë vëmendje iluzioneve të opozitës. A mund të ndërmerrnim ne një rrugë të tillë nëse nuk do të besonim që sistemi i ri që do të vijë me ndryshimin e kushtetutës do të jetë në të mirën e vendit dhe popullit tonë?", tha ndër të tjera presidenti Erdoğan.

"Do të kërkojmë llogarinë e vëllait tonë Hüseyin Kurt"

Ndërsa në lidhje me veprimet skandaloze të disa vendeve evropiane presideni Erdoğan tha: "Po bëjmë çdo përpjekje duke filluar nga shkeljet e të gjitha llojeve të praktikave diplomatike për të mos futur në vendet e tyre ministrat tanë e deri në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në dy orë. Ka mbetur që bashkitë në Evropë mund të shpallin gjendje të jashtëzakonshme. Zotërinjtë shqetësohen nga gjendja e jashtëzakonshme që ne shpallim. Shikoni punën tuaj..."

"Vetë aktualisht janë duke shkelur të gjitha çfarë kanë për të cilat vite me radhë na kanë imponuar ‘Kriteret e Bashkimit Evropian‘. Të përfundojë njëherë 16 prilli dhe pas kësaj do të ulemi në tryezë e të bisedojmë. Kjo periudhë nuk mund të ecë si e tillë. Edhe ne si Turqi do të bëjmë çfarë do të jetë e nevojshme. Do të kërkojmë llogari për vëllain tonë Hüseyin Kurt i cili u tërhoq zvarrë në Holandë", tha më tej në fjalën e tij Erdoğan.

Presidenti Erdoğan ka vazhduar fjalën e tij duke thënë se "Evropianët me qëndrimet e tyre që kanë treguar fillimisht në çështjen e Sirisë dhe më pas në çështjen e 16 prillit kanë grisur maskat e tyre me duart e tyre".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın