Turqia

Forcat Demokratike të Sirisë, petku i PKK-së në Siri

Duke filluar nga 27 dhjetori i vitit 2015, organizata filloi të kalojë në rajonet e kontrolluara nga DEASH-i në perëndimt të lumit Eufrat

Selen Temizer  | 12.01.2017 - Përdıtësım : 13.01.2017
Forcat Demokratike të Sirisë, petku i PKK-së në Siri

Ankara

ANKARA (AA) – Forcat Demokratike Siriane (FDS), strukturë kjo në Siri e fuqizuar nga ana e SHBA-ve, është e themeluar mbi militantët dhe drejtuesit e organizatës terroriste PKK. Ndërkaq, prania e luftëtarëve arabë në FDS është në nivel simbolik, raporton Anadolu Agency (AA).

Dega e PKK-së në Siri, PYD, përmes mbështetjeve me armë dhe mbështetjes logjistike, më 12 tetor të vitit 2015 bashkoi disa grupe të afërta me të në Siri nën emrin FDS.

Po ashtu, edhe Xhejshul Suvvar, Burkan el-Firat, El-Sanadid, Brigadat El Xhezire dhe Këshilli Ushtarak Asirian, të cilat përbëjnë koalicionin sirian arab po ashtu të themeluar me udhëzim nga SHBA-të, hynë në çatinë e FDS-së. Bashkangjitja e grupeve të cilat në total kanë vetëm disa qindra persona nuk ka tërhequr madje vëmendje.

Shumica dërmuese e pjesëtarëve të FDS-së që nga themelimi u bë nga militantët e PYD/PKK-së. Gjithashtu, edhe në udhëheqjen e kësaj strukture që u pohua të jetë e re dominues u bë PYD/PKK.

Pas themelimit të FDS-së, SHBA-të zmadhuan me shpejtësi ndihmat ndaj PYD/PKK-së. Qeveria amerikane duke pohuar se ndihmat ushtarake ia ofron FDS-së dhe jo PYD/PKK-së, u përpoq t’i parandalojë reagimet e Turqisë.

Organizata e cila dëshiron të krijojë një rrip kontrolli në veri të Sirisë përgjatë kufirit me Turqinë, me mbështetjen e pandërprerë dhe intensive ajrore të SHBA-ve u drejtua drejt perëndimit të Eufratit.

Duke filluar nga 27 dhjetori i vitit 2015, organizata filloi të kalojë në rajonet e kontrolluara nga DEASH-i në perëndimt të lumit Eufrat.

Me kalimin e kohës, u njoftua se FDS-së i janë bashkangjitur grupet Ushtria Revolucionare, Brigada e Dëshmorëve të Idlibit, Brigada Ajn Xhalur, Divizioni i 99-të i Këmbësorisë, Brigada Hamza, Brigada Kaka’a, Brigada e 455-të e Forcave Speciale, Brigada Selçuklu, Regjimenti i 102-të, Ahrar Shimal, Fiset e Zonës Rurale të Halepit, Fronti Kurd, Forcat Mbrojtëse Shejh Maksud dhe Njësitë Mbrojtëse të Grave Shejh Maksud.

Megjithatë, të gjitha këto njihen si grupe që nuk kanë efekt të rëndësishëm në terren, për arsye se numri i përgjithshëm i tyre nuk kalon mbi disa mijë.

Ideologjia e Ocalanit në SDG

Gazeta amerikane Washington Post, më 7 janar publikoi një lajm në rajonin Tel Abyad të okupuar nga PYD/PKK nën emrin e FDS-së dhe në këtë mënyrë zbuloi fytyrën e vërtetë të FDS-së.

Në lajm theksohej se një e dyta e FDS-së përbëhet nga militantë të PYD/PKK-së dhe se ajo diktohet nga ideologjia e kreut të PKK-së Abdullah Ocalan.

Në lajm po ashtu rikujtohet se PKK mbahet në listën e organizatave terroriste nga SHBA dhe se “Instruktorët e FDS-në thonë që duhet mësuar dhe pranuar ideologjia e Abdullah Ocalanit”.

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes kishte pranuar

Në Komitetin e Shërbimeve për Armë të Senatit Amerikan, në prillin e kaluar, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter, duke iu përgjigjur pyetjeve të senatores Lindsey Graham, kishte ngelur i detyruar t’i pranojë zgjatimet e PKK-së.

Graham kishte pyetur Carterin nëse ndonjëherë ka dëgjuar për PYD-në dhe YPG-në, me çka ky i fundit ishte përgjigjur pozitivisht. Ai ishte përgjigjur se ato janë grupe kurde, duke pranuar më tej se YPG është krahu i armatosur i PYD-së.

Nga ana tjetër, administrata e Barack Obamas e konsideron si aleat të rëndësishëm PYD/PKK-në në luftën kundër organizatës terroriste DEASH. Duke e cilësuar organizatën si “të moderuar dhe të besueshme”, administrata Obama heziton t’ua ofrojë mbështetjen e njëjtë organizatave opozitare për të cilat ka konsensus se nuk janë organizata terroriste.

Udhëheqja e FDS-së i takon PKK-së

Shumë udhëheqës arabë në FDS janë larguar nga organizata për arsye se nuk ishin përfshirë në mekanizmin vendimmarrës të saj.

Një nga ish-udhëheqësit e lartë, Abdulkerim Ubejd, më 26 shtator të vitit 2016 për AA kishte shpjeguar se si PYD/PKK përdor si maskë FDS-në.

"PKK udhëheqë me FDS-në dhe i merr vendimet. Shumica e grupeve brenda FDS-së janë vetëm sa për sy e faqe. PKK udhëheqë jo vetëm me FDS-në, por edhe me PYD-në. FDS është një maskë të cilën PKK e përdor për t’i fshehur qëllimet separatist dhe për të fituar legjitimitet në tokat të cilat i ka nën kontroll… Ata haptazi kanë thënë se fillimisht dëshirojnë ta themelojnë Kurdistanin në Siri duke krijuar kantone, ndërsa pas arritjes së stabilitetit në vend ta realizojnë projektin e Kurdistanit të Madh duke u drejtuar kah Turqia", ishte shprehur Ubejd.

Nga ana tjetër, PYD/PKK në Munbixh dhe Kobani (Ajn el Arab) është duke ndarë dokumente identifikimi në të cilat gjendet vula e tyre. Në vulat në fjalë qëndrojnë shprehje si “Administrata Demokratike Autonome”, “Kuvendi Administrativ Rural dhe i Munbixhit në Siri” dhe “Kantoni i Kobanit”.

Turqia nuk pranon planin e “FDS”

Nën emrin “FDS”, organizata aktualisht kontrollon qytetet Haseke, Kobani dhe Afrin në lindje të Eufratit, përgjatë kufirit me Turqinë.

Organizata terroriste, synon që duke e marrë qytezën El-Bab në afërsit të Munbixhit, të bashkojë zonat e marra nën kontroll në lindje dhe perëndim të lumit Eufrat.

Megjithatë, operacioni "Mburoja e Eufratit" e zhvilluar nga Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria e Lirë Siriane, përbën pengesë që organizata të arrijë në El-Bab.

Turqia po ashtu nënvizon se nuk do të lejojë krijimin e një “korridori terrorist” përgjatë kufirit të saj.

Nga ana tjetër, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në një deklaratë më 4 janar ka thënë: “Është bërë një riorganizim në mënyrë që operacioni në El-Bab të Sirisë me ndihmën e Zotit të përfundojë së shpejti. Me lejen e Zotit, kjo do të rregullohet shumë shpejt. Më pas, po ashtu jemi të vendosur që t’i pastrojmë edhe rajonet e tjera ku terroristët kanë vendosur foletë, me në krye Munbixhin".

Ndërkaq, Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) ditën e djeshme në rrjetin social Twitter postoi deklaratën e bërë nën emrin “FDS” se "nuk kemi lidhje me PKK-në", duke mbështetur kështu organizatën.

Ndërkohë, zëdhënësi i presidencës turke Ibrahim Kalın sot në llogarinë e tij në Twitter në lidhje me këtë çështje shkroi: "A është kjo shaka apo CENTCOM ka humbur logjikën? Vallë mendoni se dikush do t'i besoj kësaj? SHBA duhet të heq dorë nga përpjekjet për të legjitimuar grupin terrorist".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın