Turqia

Forcat tokësore turke përparojnë me ULS-në në Afrin

Automjetet e blinduara të TSK-së, forcat speciale dhe forcat tokësore kanë përparuar rreth 5 km brenda territorit të Afrinit, ndërkohë që bëhet e ditur se gjatë përparimit nuk ka patur ndonjë konflikt serioz

Ekip  | 21.01.2018 - Përdıtësım : 21.01.2018
Forcat tokësore turke përparojnë me ULS-në në Afrin Foto: Hilmi Tunahan Karakaya / AA

Afrin/Ankara

AFRIN/ANKARA (AA) - Elementët tokësore të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" po përparojnë me Ushtrinë e Lirë Siriane (ULS) në rajonin Afrin të Sirisë që ndodhet në kufirin me Turqinë, nën pushtimin e organizatës terroriste PYD/PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtatmadhoria e Turqisë njoftoi se ka filluar operacioni tokësor në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" kundër objektivave terroriste në Afrin të Sirisë. Në njoftimin të cilin është theksuar se Operacioni "Dega e Ullirit" është duke vazhduar ashtu siç është planifikuar.

Mësohet se automjetet e blinduara të TSK-së, forcat speciale dhe forcat tokësore kanë përparuar rreth 5 km brenda territorit të Afrinit. Ndërkohë që bëhet e ditur se gjatë përparimit nuk ka patur ndonjë konflikt serioz.

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) lidhur me operacionin e nisur dje kanë njoftuar se janë qëlluar 153 pozicione të PYD/PKK-së në 7 zona të përcaktuara në rajonin Afrin.

Gjithashtu në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë ishte theksuar se operacioni do të realizohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, në kuadër të vendimeve të veçanta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në çështjen e luftës kundër terrorizmit dhe në kuadër të të drejtës për vetëmbrojtje, bazuar në nenin 51 në marrëveshjen e OKB-së duke respektuar integritetin territorial të Sirisë. Në deklaratë është theksuar se janë vendosur në objektiv vetëm pikat që u përkasin terroristëve dhe se do të tregohet çdo ndjeshmëri për mos dëmtimin e civilëve.

Pasi regjimi i Asadit në korrik të vitit 2012 ia dorëzoi Afrinin organizatës PYD/PKK pa u konfliktuar, ky rajon përgjatë luftës është bërë vendi fole i organizatës. Për shkak të pozicioneve të larta gjeografike, një pjesë e konsiderueshme e qyteteve Kilis dhe Hatay të Turqisë mbesin brenda rrezes së zjarrit të organizatës në Afrin.

Organizata terroriste prej shumë vitesh përdor malet Amanos për tu infiltruar nga Siria në Turqi. Afrini është një pikë kyçe për PYD/PKK-në për të formuar një dalje në Mesdhe nga veriperëndimi i Sirisë. Organizata terroriste gjithashtu nëpërmjet Afrinit kërcënon edhe rajonin e "Mburojës Eufratit" edhe "zonën jokonfliktuale" të Idlibit.

Nën pushtimin e organizatës PYD/PKK-së ndodhet një e katërta e territorit të Sirisë, gjithashtu edhe 65 për qind e vijës kufirit Turqi-Siri.

Operacioni "Dega e Ullirit", hyn në Siri autokolona ushtarake e forcave turke
Përmes kalimit kufitar Oncupinar në qytetin Kilis të Turqisë, një autokolonë ushtarake e Forcave të Armatosura Turke është futur në territorin e Sirisë me objektiv që të hyjë në qytetin Azazit. ( Ensar Özdemir - Anadolu Agency )
21.01.2018 Ensar Özdemir
1 / 20
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.