Turqia

Ivanov takohet me kryeministrin turk Yıldırım

Presidenti i Maqedonisë Ivanov ka falënderuar Turqinë për mbështetjet e saj për integrimin e Maqedonisë në institucionet euroatlantike

Ekip  | 20.02.2018 - Përdıtësım : 20.02.2018
Ivanov takohet me kryeministrin turk Yıldırım Foto: Hakan Göktepe / AA

Ankara

ANKARA (AA) - Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Turqi, sot në Ankara u prit nga kryeministri turk Binali Yıldırım, me ç'rast në Pallatin Çankaya u organizua një drekë pune, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç mësohet nga burime të Kryeministrisë së Turqisë, Yıldırım dhe Ivanov në drekën e punës kanë theksuar se bashkatdhetarët turq që jetojnë në Maqedoni janë një nga elementet më të rëndësishme të urës së vëllazërisë mes dy vendeve.

Yıldırım dhe Ivanov po ashtu kanë shprehur kënaqësinë nga avancimi i lidhjeve të forta dhe vëllazërore mes dy vendeve me vizitat reciproke të cilat janë shtuar kohëve të fundit.

Presidenti i Maqedonisë Ivanov ka falënderuar Turqinë për mbështetjet e saj për integrimin e Maqedonisë në institucionet euroatlantike.

Ndryshe, presidenti Ivanov me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi.

"Në takimet që do të realizohen gjatë vizitës, do të diskutohet për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tashmë të shkëlqyera maqedonase-turke, ndërsa do të shqyrtohen hapat që duhet bashkërisht të ndërmerren për prosperitetin, paqen dhe zhvillimin e Ballkanit", ka njoftuar më herët Presidenca e Republikës së Turqisë me rastin e vizitës së Presidentit Ivanov në këtë vend.

- Ivanov takohet me kryetarin e Parlamentit të Turqisë

Presidenti i Maqedonisë, Ivanov në Ankara është pritur nga kryetari i Parlamentit të Turqisë, Ismail Kahraman.

Gjatë këtij takimi të zhvilluar në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Kahraman shprehu kënaqësinë për të parë Ivanovin në Parlament.

Ivanov shprehu ngushëllimet e tij për ushtarët e rënë turq. Ai tha se ushtria turke po zhvillon një luftë shumë sublime, e cila po tregon përpjekje të mëdha për mbrojtjen e unitetit dhe atdheut të tyre ku për fat të keq po japin edhe dëshmorë.

Duke shprehur pikëllimin e tij për tentativën e pabesë për grusht shteti të 15 korrikut në Turqi, Ivanov tha se “Që në mëngjesin e asaj dite, pa pritur fare në mënyrën më të hapur kemi treguar se jemi pranë dhe se i mbështesim përfaqësuesit e zgjedhur nëpërmjet rrugës demokratike të Turqisë”.

Në takim mori pjesë edhe ministri i Rinisë dhe Sportit të Turqisë, Osman Aşkın Bak, kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme Volkan Bozkır dhe kryetari i grupit miqësor ndërparlamentar Turqi-Maqedoni, Hüseyin Bürge.

Takimi më pas vazhdoi me dyer të mbyllura për media.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın