Turqia

Ministrja turke Kaya shpjegon përjetimet e skandalit diplomatik në Holandë

"Për shtatë orë me radhë zëri i qytetarëve tanë më dha mua forcë. Me të vërtetë nëse ka mundur të qëndroj e fortë atje kjo ka qenë për shkak të atyre qytetarëve tanë", tha Kaya

Mustafa Keleş, Ertuğrul Cingil  | 16.03.2017 - Përdıtësım : 16.03.2017
Ministrja turke Kaya shpjegon përjetimet e skandalit diplomatik në Holandë ( Volkan Furuncu/AA )

Kombet e Bashkuara

KOMBET E BASHKUARA (AA) - Ministrja e Politikave Sociale dhe Familjes Fatma Betül Sayan Kaya ka folur mbi përjetimet në skandalin diplomatik në Holandë. "Dëgjoja vazhdimisht zërat e qytetarëve tanë. Për shtatë orë me radhë zëri i qytetarëve tanë më dha mua forcë. Me të vërtetë nëse ka mundur të qëndroj e fortë atje kjo ka qenë për shkak të atyre qytetarëve tanë", tha Kaya, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministrja Kaya pas takimeve në Kombet e Bashkuara në një deklaratë për AA-në dhe TRT-në ka folur për skandalin diplomatik që ndodhi në Holandë dhe takimet në OKB në lidhje me këtë çështje.

Pasi ka vënë në dukje se në fjalimin e saj në OKB ka shpjeguar ato që kanë ndodhur në Holandë nuk përputhen as diplomacinë dhe as me të drejtat e njeriut Kaya tha se në takimet me ministrat e 12 vendeve ka transmetuar drejtpërdrejt "trajtimin e shëmtuar".

"Të gjithë shprehën se një rast i tillë nuk është vërejtur në historinë diplomatike dhe me të vërtetë nuk mund të besonin nga ato që dëgjuan. Madje disa thanë ‘mos po bëni shaka?‘. Me të vërtetë ajo që ndodhi atë natë është nata e turpit për Evropën, për Holandën, për një vend anëtar të Evropës. Jemi përballur me një trajtim jo njerëzor", tha Kaya.

Pasi ka theksuar se janë mbajtur për orë të tëra në një pikë duke mos u lejuar as të hyjnë në ndërtesën e konsullatës as edhe të ktheheshin prapa Kaya ka vazhduar më tej:

"Pollicët na thanë ‘kemi marrë urdhër të tillë, nuk mund t'u lejojmë brenda‘ dhe vazhdimisht na thonin se do të na largonin jashtë vendit. Por unë iu thash se ‘unë do të hyjë në këtë ndërtesë dhe do të takohem me qytetarët e mi. Asnjë forcë nuk mund të më nxjerrë nga këtu‘. Kemi rezistuar, kemi pritur për orë të tëra. Truprojat, këshilltarët, konsulli dhe i ngarkuari ynë me punë u ndaluan, u dërguan në burg dhe u mbajtën në qeli. U vendosën në qeli si kriminelë të thjeshtë terroristë. Me të vërtetë jemi përballur me një trajtim jo njerëzor. Nuk na lejuan madje as të shkonim në tualet", tregon ministrja Kaya.

"Më pas pasi e kutpuan se nuk do të zbrisja nga automjeti thërritën karrotrecin, ku unë pasi e kuptova se do të më largonin jashtë vendit duke tërhequr automjetin zbrita. Këtë herë më thanë se do na dërgonin në kufirin me Gjermaninë duke hipur në automjetin e policisë. Por as në kufirin gjerman nuk na dërguan, por në stacionin policor ku jam mbajtur aty për një orë e gjysëm", thotë ajo.

"E para në historinë e diplomacisë botërore"

"Për medimin tim ishte nata e turpit të Holandës. Thuhet se shkaku ishin zgjedhjet por votimet dhe zgjedhjet nuk mund të jenë arsye që të pezullohet demokracia, të pengohet liria e shprehjes, liria e veprimit, liria e tubimit. Me të vërtetë jemi përballur me një trajtim jo njerëzor, jo qytetar. Ndoshta ky është rasti i parë në historinë e diplomacisë botërore", u shpreh Kaya duke theksuar se ishte jo njerëzore trajtimi i zbatuar nga Holanda ndaj një ministreje grua vetëm disa ditë pas ditës së gruas.

Ndër të tjera duke shpjeguar se gjatë ndalimit janë mbajtur afërsisht 30 metra larg objektit të konsullatës dhe se mund të dëgjonte zërat e qytetarëve turq Kaya thekson: "Dëgjoja vazhdimisht zërat e qytetarëve tanë. Për shtatë orë me radhë zëri i qytetarëve tanë më dha mua forcë. Me të vërtetë nëse ka mundur të qëndroj e fortë atje kjo ka qenë për shkak të atyre qytetarëve tanë".

"Shpresojmë se më 16 prill qytetarët tanë do të japin përgjigjen më të mirë ndaj këtij qëndrimi të Evropës", ka shtuar më tej Kaya.

Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për mbulesën e shamisë

Ministrja Kaya ka rikujtuar gjithashtu se në fjalimin e saj në OKB ka kritikuar edhe vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për mbulesën e shamisë duke thënë se ky vendim i vë në vështirësi gratë muslimane për preferencën mes besimit dhe karrierës.

Duke vënë theksin se ky vendim do të shkaktojë probleme serioze në arsimimin dhe punësimin e grave muslimane Kaya tha se: "Për çdo ditë që kalon islamofobia, racizmi në Evropë bëhet gjithnjë e më shumë problem serioz. Fatkeqësisht Evropa po largohet shumë nga vlerat të cilat thotë se i mbron. Nëse nuk marrin masa serioze në këtë çështje në vitet e ardhshme Evropa do të jetë një rajon i larguar plotësisht nga vlerat për të cilat shprehet dhe një rajon që refuzon plotësisht ndryshimet".

Ministrja Kaya ka zhvilluar takime dypalëshe me përfaqësues të shumë vendeve që ndodheshin në Mbledhjet e Komisionit për Statusin e Grave në OKB. Ajo u ka shpjeguar skandalin diplomatik në Holandë ministrave të Rumanisë, Australisë, Palestinës, Namibisë, Kosta Rikës, Kenias, Emirateve të Bashkuara Arabe, Finlandës, Afganistanit, Islandës, Maltës dhe Afrikës së Jugut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.