Turqia

MPJ e Turqisë reagon për pretendimet ndaj punonjësit të TIKA-s

''Nuk është lejuar asnjë veprim në kundërshtim me sigurinë e dy palëve. Përsa i përket pretendimeve të publikuara sot në media duhet thënë se ato mbeten për tu vërtetuar."

Sultan Çoğalan  | 21.03.2017 - Përdıtësım : 22.03.2017
MPJ e Turqisë reagon për pretendimet ndaj punonjësit të TIKA-s

Ankara

ANKARA (AA) - Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hüseyin Müftüoğlu, ka reaguar në lidhje me arrestimin e punonjësit të Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA), duke thënë: ''Pafajësia e individit duhet të merret parasysh përderisa të mos ketë një provë të qartë në një proces gjykimi të drejtë'', raporton Anadolu Agency (AA).

Izraeli pretendime të pa baza për punonjësin e TIKA-s

Müftüğolu ka vënë në dukje se Muhammed Murteca, punonjës i TIKA-s në Gaza është arrestuar edhe pse nuk ka patur ndonjë problem me lejen e tij për të udhëtuar drejt Turqisë për një seminar profesional më 12 shkurt në pikën kufitare Erez.

"Që nga viti 2012 dhe deri më ditën që Murteca është arrestuar, autoritetet izraelite nuk kanë ndarë asnjë informacion me ne. Ministria jonë është duke ndjekur nga afër procesin e gjykimit të punonjësit të TIKA-s në Gaza, Muhammet Murteca dhe ka kërkuar informacion zyrtar në lidhje me të. TIKA gjatë operimit të saj në dhënien e ndihmave ndaj shteteve ku operon, procedon në përputhje me ligjet vendase, në koordinim me institucionet vendase dhe në transparencë të plotë'', thuhet në deklaratën e Müftüğolu.

Ai ka vënë në dukje se edhe ndihmat në Gaza janë bërë në koordinim të plotë me autoritetet palestineze si dhe për këto janë informuar autoritetet izraelite.

Müftüoğlu në vijim ka shtuar: ''Nuk është lejuar asnjë veprim në kundërshtim me sigurinë e dy palëve. Procesi i gjykimit për Murteca-n është duke vazhduar. Përsa i përket pretendimeve të publikuara sot në media duhet thënë se ato mbeten për tu vërtetuar. Është duke u dhënë e gjithë ndihma ligjore në mënyrë që personi të marrë të gjitha të drejtat që i takojnë në këtë periudhë kohore. Pafajësia e individit duhet të merret parasysh përderisa të mos ketë një provë të qartë në një proces gjykimi të drejtë. TIKA, ashtu sikurse ka vepruar deri më tani, do të vazhdojë të zhvillojë me saktësi të gjitha projektet në mënyrë që t'i qëndrojë pranë popullit të Palestinës në rajonet të cilat kanë nevojë për ndihmë për shkak të situatave të krijuara nga fuqitë pushtuese prej 50 vitesh.'' 





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.