Turqia

MPJ e Turqisë thërret ambasadorin e Gjermanisë në Ankara

Burimet diplomatike teksa kanë konfirmuar lajmin në lidhje me thirrjen e ambasadorit Erdmann në MPJ e Turqisë, nuk kanë dhënë informacion në lidhje me arsyen e thirrjes së ambasadorit

Nazlı Yüzbaşıoğlu, Tuğrul Çam  | 18.09.2017 - Përdıtësım : 18.09.2017
MPJ e Turqisë thërret ambasadorin e Gjermanisë në Ankara

Ankara

ANKARA (AA) - Ambasadori i Gjermanisë në Ankara, Martin Erdmann, është thirrur në Ministrinë e Jashtme të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet diplomatike teksa kanë konfirmuar lajmin në lidhje me thirrjen e ambasadorit Erdmann në MPJ e Turqisë, nuk kanë dhënë informacion në lidhje me arsyen e thirrjes së ambasadorit.

Burimet gjithashtu kanë bërë të ditur se thirrja e Erdmann është planifikuar më parë, dhe takimi ende nuk është kryer për shkak se ambasadori ndodhet jashtë Ankarasë, por se ky takim mund të mbahet ditën e sotme.

Ambasadori Erdmann, edhe më 16 shtator është thirrur në Ministrinë e Jashtme të Turqisë në lidhje me aktivitetin e zhvilluar nën emërtimin "festivali kurd" në qytetin Köln të Gjermanisë nga mbështetësit e organizatës terroriste PKK. Ministria kishte dënuar kryerjen e aktivitetit dhe lejimin e propagandës së terrorizmit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.